Flash

William Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës

Lapsi.al 1 October 2023
William Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veriun e vendit e ka alarmuar edhe ambasadorin William Walker. Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë thotë se për këtë ngjarje të rëndë duhet një investigim i plotë për të kuptuar se kush ishin ata persona të armatosur rëndë dhe se kush i ka autorizuar ata. Walker kërkon që të bëhet një investigim edhe ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

“Për këtë rast të rëndë duhet një investigim i plotë. Duhet të kuptojmë se kush janë ata persona, kush i ka autorizuar dhe ku e kanë marrë gjithë atë armatim. Kur palët janë duke negociuar për normalizim të marrëdhënieve atëherë si është e mundur që kjo të ndodhë? Vuçiç ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur tani. Një investigim serioz duhet të bëhet edhe ndaj KFOR-it sepse ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin, kur në fakt ata duhet të arrestoheshin dhe të ballafaqoheshin me drejtësinë”, - ka thënë ai për Tëvë1.

Diplomati amerikan në pension thotë se Serbia duhet t’i ekstradojë sulmuesit në Kosovë, dhe kështu te filloj një proces gjyqësor ndaj tyre. Pas asaj çfarë ndodhi më 24 shtator, Walker pret reflektim nga komuniteti ndërkombëtar sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është e rëndësishme tani që Serbia ti ekstradojë sulmuesit për në Kosovë dhe kështu të fillojë një proces gjyqësor ndaj tyre. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Mitrovica e Veriut i takon Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ngjarja e rëndë e 24 shtatorit tregon edhe njëherë se sa i rrezikshëm mund të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku serbët mund të fitojnë autonomi në pjesën veriore të vendit. Besoj që tani komuniteti ndërkombëtar do të reflektoj pas asaj çfarë ndodhi me 24 shtator”, - shprehet ai.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që sulmuesit e Policisë së Kosovës dhe që ikën në Serbi, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprën e tyre. /Marrë nga Tëvë1

Të këshilluara

Katy Perry në probleme ligjore

Katy Perry i është kërkuar së fundmi të dëshmojë në një gjyq pa juri mbi një pronë të vitit 1930 në Montecito që ajo bleu me të fejuarin e saj Orlando Bloom në ...

14:44

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI