Flash

Terroristët ikën me negociata?/ Zveçla tregon ç’ndodhi në Banjskë

Lapsi.al 1 October 2023
Terroristët ikën me negociata?/ Zveçla tregon

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dolën në një konferencë për media këtë të diel për të dëshmuar me video se sipas tyre grupi i armatosur terrorist ishte përgatitur mirë për sulmin e 24 shtatorit dhe se përmes tyre Serbia planifikonte aneksimin e veriut të Kosovës. Të pyetur se si autorët mundën të iknin, Sveçla dhe Hoxha mohuan se me ta kishte pasur negociata.

"Abolutisht nuk kishte kurrëfarë negocimi. Tërheqja e tyre është bërë edhe për shkak të terrenit jashtëzakonisht të rëndë”, - tha Sveçla duke shtuar se në atë zonë ka “male të larta me shumë vegjetacion” dhe se “kjo ua ka mundësuar tërheqjen si edhe përgatitja e tyre ushtarake…”, - tha gjithashtu ministri.

Edhe drejtori i Policisë, tha se për tërheqjen e tyre nuk kishte “asnjë komunikim”. “Asnjë komunikim dhe asnjë tentativë s’ka pasur për t’i krijuar dikujt korridor me u tërheq”, - tha Hoxha.

Sveçla u pyet edhe për vilën e Milan Radoiçiqit, organizatorit të grupit terrorist që sulmoi Kosovën. Ai tha se ka propozuar që ajo të shndërrohet në stacion të Policisë. Sveçla tha në një konferencë për media se vila e Radoiçiqit në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike”, tha Sveçla.

Sveçla tha se po e diskuton me me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Katy Perry në probleme ligjore

Katy Perry i është kërkuar së fundmi të dëshmojë në një gjyq pa juri mbi një pronë të vitit 1930 në Montecito që ajo bleu me të fejuarin e saj Orlando Bloom në ...

14:44

Pamje nga sulmi terrorist në Ankara (VIDEO)

Furgoni i dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para shpërthimit shumë të fuqishëm që ndodhi. Më pas, njëri...

13:03

Miqtë e Kourtney mohojnë deklaratën e Kim

Miqtë e Kourtney Kardashian kanë hedhur poshtë pretendimin e motrës së saj Kim se ato janë pjesë e një bisede në grup të quajtur "Not Kourtney". Në premierën...

12:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI