Flash

Katy Perry në probleme ligjore

Lapsi.al 1 October 2023
Katy Perry në probleme ligjore

Katy Perry i është kërkuar së fundmi të dëshmojë në një gjyq pa juri mbi një pronë të vitit 1930 në Montecito që ajo bleu me të fejuarin e saj Orlando Bloom në korrik 2020 për 15 milionë dollarë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga PEOPLE, prona në Santa Barbara me tetë dhoma gjumi dhe 11 banja ishte në pronësi të sipërmarrësit 84-vjeçar të biznesit Carl Westcott.

Çifti dhe Westcott janë në mes të një beteje ligjore për shtëpinë 9285 metra katrorë, sipas dokumenteve të gjykatës, për shkak se Westcott pretendon se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore në momentin që ka nënshkruar kontratën. Ai u diagnostikua me një çrregullim gjenetik të trurit të njohur si Sëmundja e Huntingtonit në vitin 2015 dhe tani po jeton në një institucion për pacientët që përballen me demencë.

Avokati i menaxherit të biznesit të Perry dhe Bloom, Bernie Gudvi, Eric Rowan, më parë argumentoi se diagnoza e Westcott nuk kishte ndikuar në aftësinë mendore të tij. Por, avokati i këtij të fundit, Andrew Thomas, argumentoi se operacioni i shtyllës kurrizore në shpinë pesë ditë para shitjes e bëri atë të "paaftë për të vendosur" pasi duhej të merrte qetësuesit hidrokodon, gabapentin dhe tramadol.

Rowan  nga ana tjetër sugjeroi gjatë seancës së fundit gjyqësore që të përdorej deponimi i Perry-t si dëshmi. Ai gjithashtu argumentoi se "ajo është në Alabama duke filmuar serialin televiziv i cili është deri më 19 tetor. Pasi u refuzua nga gjyqtari, ai kërkoi një gjykatë të mbyllur për dëshminë e saj./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Pamje nga sulmi terrorist në Ankara (VIDEO)

Furgoni i dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para shpërthimit shumë të fuqishëm që ndodhi. Më pas, njëri...

13:03

Miqtë e Kourtney mohojnë deklaratën e Kim

Miqtë e Kourtney Kardashian kanë hedhur poshtë pretendimin e motrës së saj Kim se ato janë pjesë e një bisede në grup të quajtur "Not Kourtney". Në premierën...

12:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI