Flash

Diferenca/ Rama shqiponjë me terroristët në Turqi, zog me terroristët në Kosovë

Lapsi.al 1 October 2023
Diferenca/ Rama shqiponjë me terroristët në Turqi, zog me

Edi Rama di si të dënojë një sulm terrorist. Kryeministri di që të flasë edhe në emër të Shqipërisë kundrejt një sulmi terrorist si ai që ndodhi në Turqi sot. Thjesht nuk di (ose do) ta bëjë me Kosovën.

Shikoni si reagoi Edi Rama ndaj sulmit të sotëm terrorist tek ministria e Brendshme e Turqisë.

"Sulmi terrorist në Ankara, është një akt i neveritshëm burracakërie që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Europë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën kundër terrorizmit” - shkruan Rama në plaftormën "X".

Ky është një reagim i fortë dhe i shpejtë. Por Rama nuk arriti ta bëjë këtë kur serbët sulmuan policinë e Kosovës, dhe një polic, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë.

Ndryshe nga si reagoi për sulmin në Turqi, për atë të Kosovës, Rama shkruajti më gjatë, por shumë më butë.

Shikoni se si shkruante në "X" Edi Rama më datë 24 shtator, kur policia kosovare shkëmbente të shtëna me terroristët serbë të udhëhequr nga njeriu i Beogradit në Kosovë, Milan Radojçiç.

Rama flet për një tragjedi të cilën e sheh si kambanë alarmi dhe se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezën e dialogut të normalizimit, një reagim i denjë për një euro-burokrat që preferon të pensionohet në Bruksel.

"Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin." - shkruajti Rama.

Krahasimin bëjeni vetë...

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Pamje nga sulmi terrorist në Ankara (VIDEO)

Furgoni i dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para shpërthimit shumë të fuqishëm që ndodhi. Më pas, njëri...

13:03

Miqtë e Kourtney mohojnë deklaratën e Kim

Miqtë e Kourtney Kardashian kanë hedhur poshtë pretendimin e motrës së saj Kim se ato janë pjesë e një bisede në grup të quajtur "Not Kourtney". Në premierën...

12:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI