Telefonatën Kurti – Sullivan e konfirmoi edhe koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Ai tha se edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kishte telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kirby kërkoi tërheqjen e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë. Ai konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit. “Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje", - tha ai. Edhe ministria e Mbrojtjes e Britanisë njoftoi këtë të premte se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet. “Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, - tha ministria britanike e Mbrojtjes në një deklaratë të saj. ©LAPSI.alEncouraging call w/ @POTUS NSA @jakejsullivan. Thanked him for ?? support of ?? border security & requested increased assistance against Serbia's warfare plans. Assured him of continued Kosova Police cooperation w/ KFOR & that our commitment to protect all citizens is unshakable.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 29, 2023