Flash

Video/ Jetonte në luks. Radoiçiç pranon krimin, amniston Serbinë

Lapsi.al 29 September 2023
Video/ Jetonte në luks. Radoiçiç pranon krimin, amniston

Ndërkohë që policia e Kosovës kontrollonte vilën luksoze të Milan Radoiçiçit buzë liqenit të Ujmanit, ky i fundit më anë të një letre të gjatë  ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Biznesmeni, kontrabandisti trafikanit i armëve dhe nacionalisti serb jetonte mes luksit të shfrenuar si një Pablo Eskobar, ndërsa nga ana tjetër fshihej pas aureolës së mbrojtësit të çështjes serbe.

Në një letër të lexuar nga avokati i tij Radoiçiç shpalli ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, nga Albin Kurti e deri tek ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time politike”, ka thënë avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun, nga Beogradi.

Lexo me tej:

Radojiçiç pranon se drejtoi sulmin terrorist në Banjskë 

Në të gjithë qëndrimin dukej një merak i imponuar se “autoritetet në Beograd nuk ishin të informuara” për veprimet që ndodhën në 24 shtator.

Avokati, duke lexuar letrën e Radoiçiçit tha se për veprimet e tij, Radoiçiç as nuk e ka njoftuar strukturat qeveritare serbe as ato politike lokale në veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar "ndonjë ndihmë" prej tyre.

Radoiçiç ka thënë se me ta ka pasur qëndrime të ndryshme në lidhje me “metodat e mëparshme të rezistencës ndaj terrorit të Kurtit”, dhe se atyre u është kërkuar “të tërhiqen pa arritur ndonjë rezultat të dukshëm”.

Radoiçiçi i ka akuzuar autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për “pushtim të paligjshëm të veriut të Kosovës”.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atij terrori”, ka thënë ai.

Ai ka pretenduar se sulmuesit nuk janë “terroristë”, por “luftëtarë për lirinë e popullit të tyre”. Në letër, Radoiçiç ka theksuar se vrasja e policit të Kosovës ka qenë “aksidentale”, pas së cilës ka nisur “një përleshje e ashpër nga të dyja palët”.

Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë

Duket qartë se qëndrimi i Radoiçiçit është i kordinuar qartë me sferat më të larta në Beograd. Kjo jo vetëm se ai e paraqet atë që ndodhi njësoj si Vuçiçi pra si një reagim ndaj terrorrit të Albin Kurtit, por edhe se ai mundohet të amnistojë edhe shtetin serb edhe sebët lokalë të veriut që ata të mos fajësohen në kerkesat e btyre të ardhshme ndaj ndërkombëtarëve. Por, pamjet që botoi sot policia e Kosovës tjegojnë se ish nënkryetar i Listës serbe, është larg të qeni një luftëtar heroik. Ai jetonte në Kosovë si një bos trafiqesh dhe e kishte kthyer kauzën e bashkëkombasve të vet në një biznes fitimprurës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI