Flash

"Veriu në kontrollin e KFOR" Ish-ministrja e jashtme e Kosovës: Rama ndihmon Vuçiçin për ndarjen!

Lapsi.al 29 September 2023
"Veriu në kontrollin e KFOR" Ish-ministrja e jashtme e

Propozimi i Aleksandër Vuçiçit dhe Edi Ramës që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës është pritur me irritim në Prishtinë. Ish ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, gjatë një bisede me Nacionale tha se ky skenar do të ishte një “prapakthim shqetësues”.

“Prapakthimi më shqetësues në veri do të ishte skenari që do të zhvleftësonte mandatin e Policisë së Kosovës si reaguesi i parë i sigurisë në veriun e territorit të saj, por edhe do të rifuqizonte rezolutën defakto të skaduar UNSC1244 - të cilën shumë shpesh ne e kemi quajtur ‘zombie rezolutë’ e cila sot nuk përkon me realitetin politik e ligjor të Kosovës së pavarur e sovrane pas 17 shkurtit”, tha ish-Ministrja e Jashtme.

Problemet thelbësore në këtë skenar protektorati, Meliza Haradinaj Stublla i sheh tek nxitja nga Serbia dhe tek rreziku që do të pasonte për Kosovën si një shtet që nuk garanton dot kontrollin e territorit.

“Një: Nevoja për protektorat nuk vjen nga rreziku i cenimit të të drejtave të komunitetit serb në veri nga qeveria e Kosovës, por nga nxitja, financimi, e orkestrimi i dhunës, terrorizmit e investimit për konflikt më të gjerë të armatosur nga Serbia; dhe... Dy: ‘Protektorati ndërkombëtar’ për veriun do të përbënte një rrezik real që shteti i Kosovës – i njohur ndërkombëtarisht prej gjithsej 117 shteteve sovrane që përbëjnë gati 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së – do të mund të vendoste Kosovën përballë një rishqyrtimi më të gjërë ndërkombëtar të funksionimit të saj si shtet. Pa kontroll efektiv në gjithë territorin e saj, Kosova do të rrezikonte plotësimin e 1 nga 4 kritereve themelore të Konventës së Montevideos që e definojnë ligjërisht një shtet”, tha ajo.

Meliza Haradinaj-Stublla tha se kërkesa për kontroll të veriut nga KFOR-i përkon me projektin shovinisht të “botës serbe” të artikuluar nga shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin. Sipas saj, artikulli i botuar në “The Pavlovic Today” por edhe deklarimi i sërish i Ramës në kërkesë për kontroll të KFOR-it janë bërë me kërkesë të Serbisë.

“Riaktualizimi i skenarit të kahmotshëm të Serbisë për të aneksuar pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, u jetësua ditëve të fundit edhe përmes mediumeve të financuara nga Serbia duke u thirrur në burime kinse ndërkombëtare diplomatike, por edhe përmes politikanëve që për një arsye apo tjetrën - janë në linjë me qëllimet e Serbisë. Edhe konferenca e kryeministrit Rama është po në atë linjë – e dëmton interesin strategjik të Kosovës në dialog, ia mjegullon asaj pafajësinë shtetërore pas sulmit të paprovokuar terrorist nga Serbia, dhe i ndihmon pretendimit të Serbisë për ndarje të Kosovës – një qëllim të Serbisë që Rama e ka përkrahur edhe vetëm pak vite më parë përmes idesë së shkëmbimit të territoreve”, na tha Haradinaj-Stublla.

https://lapsi.al/2023/09/28/sulmi-terrorist-ne-kosove-rama-i-vjen-ne-ndihme-vucicit-edhe-nje-here-tjeter/

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës. Një mjet me targa...

18:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI