Flash

Rama reagon në mesnatë për Kosovën, por lexon vetëm gjysmën e deklaratës së SHBA

Lapsi.al 29 September 2023
Rama reagon në mesnatë për Kosovën, por lexon vetëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak para mesnatës së të premtes për situatën në veri të Kosovës. Me një mesazh në X (dikur Twitter), kreu i qeverisë shqiptare i është bashkuar një deklarate të bërë pak më herët nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Ky i fundit ishte mjaft i ashpër me Serbinë duke i bërë thirrje Beogradit të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. “Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit”, tha zoti Kirby. “I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,” shtoi ai. Por ndryshe nga SHBA, kryeministri Rama ka bërë një koment duke vënë shenjën e barazimit mes Kosovës dhe Serbisë duke i trajtuar të dyja vendet njëlloj. “Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës” – shkroi Rama. Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti “të pashembullt”. Ai tha se Sekretari amerikan i Shtetit Blinken pati një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të përcjellë “shqetësimin për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën e menjëhershme për shtensionim dhe kthim në dialog.” Zoti Kirby tha se nuk ka ndonjë informacion më të hollësishëm lidhur me arsyet për këtë grumbullim në kufi, por… “ne po e ndjekim (situatën) dhe po flasim për këtë sot këtu, për ta bërë të qartë se sa të shqetësuar jemi …një nga arsyet pse doja ta përmendja shumë qartë sot dhe të bënim komente publike përveç bisedave private, është që t’i nxisim serbët përmes kanaleve diplomatike që t’i tërheqin ato trupa, sepse edhe vetëm nga shtrirja, përmasat e tyre dhe prania e tyre, gjendja është mjaft destabilizuese”, - tha ai. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shohin me shqetësim përkeqësimin e ciklit të dhunës. “Së fundmi, incidenti më shqetësues ishte ai që ndodhi para disa ditësh më 24 shtator. Ai sulm ishte i koordinuar mirë dhe i planifikuar”, - tha ai. Zoti Kirby tha se po bëhet një hetim aktiv për sulmin e fundjavës së kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duan që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në atë hetim. “Shkalla dhe shtrirja e këtij sulmi, numri i automjeteve të përfshira dhe llojet e municioneve dhe armëve lënë të kuptohet qartë për një nivel mjaft të lartë të sofistikimit dhe pajisjeve, madje edhe të trajnimit”, tha ai. “Ky nuk është sulm që është kryer pa plan apo spontanisht nga një grup i vogël dhe llojet e armëve që janë gjetur paraqesin kërcënim për sigurinë jo vetëm të forcave të Kosovës, por edhe pranisë ndërkombëtare, përfshirë forcat e NATO-s,” tha zoti Kirby. Ai tha se Shtetet e Bashkuara presin që “të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm të çohen para drejtësisë.” Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të stabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë dhe konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit. “Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje”, tha ai. Ndërkohë, zoti Kirby tha se Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan ka biseduar me Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve dhe për të theksuar rëndësinë e dialogut. "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë intensivisht me partnerët tanë evropianë duke u kërkuar si Kosovës, edhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut për paqen nën formatin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai. Zoti Kirby tha se të dyja vendet duhet të përmbushin angazhimet e tyre ekzistuese dhe të angazhohen në këtë proces me mirëbesim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës. Një mjet me targa...

18:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI