Flash

Prej vitesh në humbje, KLSH: Hekurudha shqiptare para një krize likuiditeti

Lapsi.al 29 September 2023
Prej vitesh në humbje, KLSH: Hekurudha shqiptare para një krize

Pagesat e qeverisë si subvencione janë të vetmet që kanë mbajtur në këmbë Hekurudhën Shqiptare që të mos shpallë falimentin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se pagesat që i janë bërë kompanisë të cilat kanë shkuar për paga apo shpenzime të tjera që skenë lidhje me transportin kanë krijuar një situatë konfuze.

Aktualisht transporti hekurudhor në vend është tejet e limituar ndërkohë që i vetmi projekt i cili mund të japë optimizëm është rehabilitimi i Tiranë-Durrës dhe zgjatimit në Rinas që parashikohet të përfundojë vitin tjetër.

Raporti i audituesve vërën se për çdo lekë të shpenzuar Hekurudha Shqiptare ka arritur të marrë pas gjithmonë më pak duke shënuar kështu thellim të humbjeve.

“Performanca e treguesve ekonomiko-financiar që lidhen me realizimin e buxhetit faktik të shoqërisë, nuk është e kënaqshme dhe ka vend të përmirësohet, pasi për çdo lekë të shpenzuar, sipas viteve objekt auditimi është përfituar një e ardhur: 2019 prej 0.89 lekë, 2020 prej 0.79 leke, 2021 prej 0.94 lekë dhe për vitin 2022 një e ardhur prej 0,99 lekë.

Raporti i detyrimeve afat shkurtër/kapitalit për vitin 2019, paraqitet 1.5 %, për vitin 2020 paraqitet 1.22%, për vitin 2021 paraqitet 1.31% dhe për 2022 në 1.45%. “Hekurudha Shqiptare” SHA, ka riskun e gjendjes së pamjaftueshme të likuiditeteve.

Në qoftë se shoqëria do të llogariste penalitetin e hekurudhave të huaja si dhe nuk do të çelej subvencion nga buxheti i shtetit, do të çonte në rezultat negativ akoma më të lartë për vitet ushtrimore”, thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se ecuria e treguesve ekonomiko-financiare për vitet e fundit 2019, 2020, 2021 dhe 2022, pasqyron një krize likuiditeti teksa shoqëria ka detyrime të prapambetura ndaj të tretëve si kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj., në vlerën 3,87 miliardë lekë.

“Në opinionin e grupit të auditimit Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a Durrës, është në gjendje falimentimi. MIE dhe MFE, e kanë përdorur subvecionin si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë HSH sha.

Veprimet sa më sipër janë jo në përputhje me ligjet për buxhetin e viteve përkatëse pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit), Dega e Thesarit Durrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Drejtoria e Buxhetit dhe e Menaxhimit Financiar), me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë krijuar një situatë konfuze dhe të paqartë për alokimin dhe përdorimin e subvencionit nga Hekurudha Shqiptare, duke i krijuar kësaj shoqërie mundësinë që ta përdor këtë subvencion për paga dhe sigurime shoqërore), duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare Sh.a Durrës, pasi Shoqëria aktualisht ndodhet përpara një krize të mprehtë likuiditeti”, thuhet në raport.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI