Flash

Pjesë e grupit të Laert Haxhisë/ Avokati i Klea Gjatës: Po i kërcënohet familja

Lapsi.al 29 September 2023
Pjesë e grupit të Laert Haxhisë/ Avokati i Klea Gjatës: Po i

Artan Tafani u rrëfye përballë prokurorëve duke bërë që të zbardhen dhjetëra ngjarje kriminale në vend dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe gjashtë vrasje. Policia ka kryer disa operacioni dhe deri më tani kanë rënë në pranga 12 persona, e mes tyre edhe një femër, e identifikuar si Klea Gjata, 27-vjeç.

Dyshohet se Klea Gjata, nga Lushnja, pjesë e grupit të Laert Haxhisë, është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021. Së fundmi avokati i saj, pretendon se familja e Gjatës ka marrë kërcënime nga familjarë të viktimave.

Sipas avokatit, Detar Hysi, policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, pasi nuk kanë kryer verifikime dhe konfirmime thëniesh të një të penduari për 3 ditë. Ai ka kërkuar të merren masa ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve.

27-vjeçarja, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të këshilluara

Shqipëria merr presidencën e radhës të MNRA

Shqipëria mirëpret për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Në këtë takim pas votimit të bërë...

09:44

Këmbimi valutor për datën 29 shtator

Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan do të blihet me 100.3 lekë dhe do të shitet me 101.3 lekë. Monedha evropiane Euro blihet me 106 lekë dhe shitet 106.8 ...

08:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI