Flash

Parashikimi i motit për këtë të premte: Kthjellime dhe mot i vranët

Lapsi.al 29 September 2023
Parashikimi i motit për këtë të premte: Kthjellime dhe mot i

Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme. Në zona të izoluara në qendër dhe Jug të vendit do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu si edhe rrebeshe në Juglindje. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushte atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor. Kjo do të krijojë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premtes do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Ato do të jenë më të dukshme në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa në zonat Veriore dhe Veriperëndimore, herë pas here vranësirat pritet vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 12 gradë C deri në 27 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo do të bëjë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 11 gradë C më e ulëta deri në 30 gradë C pritet vlera maksimale në rang territori.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI