Flash

E bujshme/ Si u arrestua pas 27 vitesh personi që vrau Tupac Shakur

Lapsi.al 29 September 2023
E bujshme/ Si u arrestua pas 27 vitesh personi që vrau Tupac Shakur

Policia e Las Vegas ka arrestuar një person për të sulmin me armë të vitit 1996 ku mbeti i vrarë Tupac Shakur, një nga ikonat e muzikës, në një ngjarje të shumëpërfolur në dekada. Duane "Keffe D" Davis, ish-udhëheqës i një bande dhe tregtar i njohur droge në Los Anxhelos, u arrestua herët në mëngjesin e kësaj të premteje pasi u padit nga një juri për akuzën e vrasjes me armë.

Akuza u lexua në gjykatë nga prokurori i qarkut, Marc DiGiacomo. Ai u arrestua teksa ishte duke shëtitur pranë shtëpisë së tij në Henderson, një periferi e Las Vegas. Prokurori tha se juria e madhe dëgjoi provat në këtë rast për disa muaj dhe arriti në përfundimin se Davis veproi si "komandant në terren" dhe "urdhëroi vdekjen" e Shakur.

Davis ka pranuar edhe më herët nëpër intervista dhe në kujtimet e tij të vitit 2019 se ishte brenda në makinën Cadillac të bardhë nga e cila u qëllua me armë në drejtim të Shakur në shtator të vitit 1996. Shakur ishte 25 vjeç dhe vdiq nga plagët 6 ditë më vonë.

[caption id="" align="alignnone" width="1908"]Ex-gangster Keefe D confesses to role in Tupac's drive-by shooting | Daily Mail Online Duane "Keffe D" Davis[/caption]

Arrestimi vjen 2 muaj pasi policia e Las Vegas bastisi shtëpinë e gruas së Davis, Paula Clemons. Policia tha se po kërkonte dokumente dhe sende "në lidhje me vrasjen e Tupac Shakur". Policia raportoi se kishte sekuestruar kompjuterë të shumtë, një celular dhe një hard disk, një revistë “Vibe” që shfaqte Shakur, disa plumba të kalibrit 40, fotografi, etj.

Në librin e tij, Davis thotë se ai theu heshtjen për vrasjen e Tupac në vitin 2010 gjatë një takimi me dyer të mbyllura me autoritetet federale dhe lokale. Në atë kohë, ai ishte 46 vjeç dhe po përballej me burgim të përjetshëm për akuzat e trafikut të drogës.

“Ata më premtuan se do ta grisnin aktakuzën dhe do të ndalnin jurinë e madhe nëse do t'i ndihmoja”, - shkroi ai. Ai e ka përshkruar veten në libër si një nga dëshmitarët e fundit të gjallë të ngjarjes.

Shakur u qëllua për vdekje më 7 shtator 1996 pasi kishte parë një ndeshje të Mike Tyson. Reperi pati një përleshje me Anderson dhe disa të tjerë në hollin e hotelit. 3 orë më vonë kur po shkonte në një festë me themeluesin e “Death Row Records”, Marion "Suge" Knight me një kolonë prej rreth 10 makinash, një tjetër makinë u ndal pranë BMW-së së Shakurit në semafor të kuq dhe hapi zjarr.

Shakur u qëllua 4 herë. Menjëherë pas të shtënave, reperi Yaki Kadafi, i cili kishte qenë në makinë pas Shakurit, i tha policisë se sulmuesit po drejtonin një Cadillac të bardhë dhe se ai mund të identifikonte vrasësin. Policia e Las Vegas nuk arriti të ndalonte autorët në kohë. Kadafi u qëllua dhe u vra në Nju Jork 2 muaj më vonë.

Në vitin 2018, pas një diagnoze me kancer, Davis pranoi publikisht në një intervistë se ishte brenda Cadillac gjatë sulmit. Ai implikoi nipin e tij, Anderson, duke thënë se ai ishte një nga dy personat në sediljen e pasme nga ku ishte qëlluar. Anderson mohoi çdo përfshirje në vrasjen e Shakur. Ai vdiq 2 vjet më vonë në një përplasje me armë në Compton, Kaliforni.

Vdekja e Shakur erdhi pasi albumi i tij i katërt solo, “All Eyez on Me” që mbeti në top lista me rreth 5 milionë kopje të shitura. I nominuar 6 herë për një çmim Grammy, Shakur konsiderohet si një nga reperët më me ndikim të të gjitha kohërave.

Shakur kishte një përplasje në atë kohë me rivalin e repit Biggie Smalls, i njohur gjithashtu si “Notorious BIG”, i cili u qëllua për vdekje në mars të vitit 1997. Në atë kohë, të dy reperët kishin një rivalitet të fortë që njihej si lindja kundër perëndimit që përcaktoi historinë e hip-hop në mes të viteve 1990.

Greg Kading, një detektiv në pension i policisë së Los Anxhelosit, i cili kaloi vite duke hetuar vrasjen e Shakurit dhe shkroi një libër për të, tha se nuk do të befasohej nga aktakuza dhe arrestimi i Davis.

“Është shumë e vonuar. Njerëzit kanë dëshiruar prej kohësh që ai të arrestohet. Nuk ka qenë kurrë një çështje e pazgjidhur në mendjet tona. Ka qenë e pa ndjekur” - i tha ai Associated Press gjatë një interviste së fundmi. Kading tha se ai e mori në pyetje Davis në 2008 dhe 2009, gjatë hetimeve të policisë së Los Anxhelosit për vrasjet e Shakur në Las Vegas dhe vrasjen e Biggie Smalls. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës. Një mjet me targa...

18:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI