Flash

Del raporti i OSBE-ODIHR/ Çfarë ndodhi në zgjedhjet e 14 majit

Lapsi.al 29 September 2023
Del raporti i OSBE-ODIHR/ Çfarë ndodhi në zgjedhjet e 14 majit

Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it publikoi këtë të premte raportin përfundimtar të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe këtë herë raporti bën disa vlerësime, por nuk mungojnë problemet. Zgjedhjet thuhet se “në përgjithësi ishin të mirëadministruara, konkurruese dhe u mbajtën me pjesëmarrjen e forcave politike, por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore dhe ndarjes së thellë brenda opozitës”.

OSBE-ODIHR thotë se garuesit mundën të bënin fushatë lirisht, por çështjet e rëndësishme për komunitetet lokale mezi u shfaqën në fushatë.

“Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivelet qendrore dhe lokale, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”, - theksohet në rreshtat e raportit. Sa i përket procesit të numërimit, ai vlerësohet si pozitiv në përgjithësi.

KQZ thuhet se e organizoi punën e tij në mënyrë transparente dhe në mënyrë efikase, por stabiliteti i komisioneve të niveleve më të ulëta u ndikua negativisht nga zëvendësimet e shpeshta të anëtarëve nga partitë propozuese.

“Rregullat për mbulimin e fushatës favorizojnë fuqishëm partitë kryesore dhe mediat përdorën shpesh përmbajtje të prodhuara nga partia në lajme, programet minuan mbulimin gjithëpërfshirës dhe objektiv të fushatës. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësore, por u ndikua negativisht nga rastet e shumta të ndërhyrjeve të partive në proces si dhe problemet teknike dhe procedurale, votimi i përhapur në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës” – thotë raporti. Ai thekson se edhe Kodi Zgjedhor ka probleme dhe se partitë nuk iu përmbajtën angazhimit për amendime.

Raporti i OSBE –ODIHR përmend edhe arrestimin e Fredi Belerit.

“Më 12 maj, një kandidat për kryetar bashkie në Himarë nga koalicioni “Bashkë fitojmë” u ndalua me akuzën e blerjes së votës.

Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votave dhe rreziqet që ajo paraqet për integritetin e zgjedhjeve. Denoncimi publik i praktikave të tilla më parë dhe gjatë fushatës nga palët kryesore të interesuara, duke përfshirë zyrtarët shtetërorë dhe drejtuesit e partive, mund të shërbejnë si një pengesë e mundshme” – thuhet në raport. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës. Një mjet me targa...

18:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI