Flash

‘Burri duhet të krijojë parajsën për gruan, engjëjt s’jetojnë në ferr’/ Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

Lapsi.al 29 September 2023
‘Burri duhet të krijojë parajsën për gruan,

Vrasja e Klodiana Vefës, shqiptares 35 vjeçare ka tronditur tërë komunitetin Italian në Castelfiorentino, në provincën e Firences.

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë një engjëll në jetën e tij, së pari duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”, shkruante nëna e dy fëmijëve pak javë më parë në profilin e saj në Instagram dhe sërish: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni”

Ajo ishte 35 vjeçe dhe mbrëmjen e 28 shtatorit u qëllua për vdekje në rrugë në Castelfiorentino, në provincën e Firences.

Polici tashmë ka shpallur në kërkim ish bashkëshortin e saj, Alfred Vefa, i cili duket se është larguar me një Golf ngjyrë gri.

Në Itali jetonin prej 20 vitesh. Ai ishte murator, ajo punëtore dhe fundjavave kameriere në një piceri. Ishin ndarë prej kohësh ndonëse jo zyrtarisht.

Sipas disa të njohurve, ata ende jetonin nën të njëjtën çati. Mësohet se mes viktimës dhe autorit ka psaur një debat, në rrugën Galvani pak metra larg banesës.

Sipas dëshmitarëve autori do të kishte hyrë me shpejtësi në shtëpi për të marrë një armë dhe pasi ka zbritur në rrugë ka qëlluar armën.

Burri do të kishte hyrë me shpejtësi në shtëpi për të marrë një armë dhe një herë në rrugë ai do të kishte hapur zjarr ndaj gruas. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar që luante në një ekip lokal basketbolli dhe një vajzë 14-vjeçare. Ishte vajza më e vogël që ka parë për herë të parë nënën e saj të vdekur në rrugë dhe thirri të vëllanë që ishte në shtëpi. “Eja, nëna ka vdekur.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI