Flash

Sot në qeli/ Si u tall Beqaj me SPAK që i hetoi makinën Tuareg

Lapsi.al 4 July 2024
Sot në qeli/ Si u tall Beqaj me SPAK që i hetoi makinën Tuareg

"Edhe sot kam ardhur me automjetin e famshëm, Tuareg luksoz, i cili është i parkuar aty", me këto fjalë e ironizoi Ilir Beqaj disa muaj më parë hetimin e prokurorisë për pasurinë e tij, ndërkohë që kishin dalë detaje nga dosja që e çoi në burg këtë të enjte.

Sot në njoftimin e SPAK, makina është përmendur si një nga pasuritë e pajustifikuara të Beqajt.

"Personi nën hetim Ilir Beqaj ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim Ermal Kurtulaj" thuhet në njoftimin e SPAK.

Makina është  në pronësi të Ermal Kurtulajt, vartës i tij, edhe ky i arrestuar nga SPAK. Ilir Beqaj e mbajti mjetin edhe pas shkarkimit nga detyra dhe e përdorte për të shkuar në prokurori si pasagjer. Mjeti drejtohej nga shoferi i tij, Arben Dani.

Në një nga vizitat në SPAK, një polic i rrugores e gjobit Tuaregun për parkim të gabuar. Gjoba u bë lajm dhe tërhoqi vëmëndjen e prokurorëve të cilët e përfshinë në hetime. Megjithatë Beqaj nuk e mori seriozisht.

"Lidhja me Ermalin jua kam thënë prej kohësh. Ka një arsye të thjeshtë pse vij me automjetin e tij. Unë vij me automjetin e tij sepse nuk di t'i jap makinës. Nuk kam pasur patentë" tha ish-ministri.

Në të vërtetë, burgosja e tij për makinën apo për faturat e restorantit ishte e papritur. Beqaj kishte arritur t'i  mbijetonte një afere tjetër, shumë herë më të madhe, atë të sterilizimit, kur flitet për 100 milion euro, jo për një makinë 15 apo 20 mijë euro.

https://lapsi.al/2023/09/29/beqja-3/

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI