Flash

Çfarë fshihet? Pranimi i Radoiçiçit, si alibi e Vuçiçit

Lapsi.al 29 September 2023
Çfarë fshihet? Pranimi i Radoiçiçit, si alibi e

Komenti i redaksisë së Lapsi.al

Deklarata e pranimit të fajit nga terroristi serb Milan Radoiçiç, paramilitarët e të cilit shkaktuan vdekjen e një polici në 24 shtator në afëris të manastririt të Banjkës, është një kalkulim i pastër politik, për të hequr përgjegjësitë nga Beogradi zyrtar dhe partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbska. Po të vëzhgohet me vëmendje letra e lexuar prej avokatit të tij në mesditën e së premtes në Beograd, aty vërehet kujdesi për të lokalizuar përgjegjësinë tek një grup i caktuar njerëzish. Politikani dhe afaristi kontrovers, i futur në listën e zezë të SHBA-së, pretendon se i ka marrë përsipër të gjitha përgatitjet duke përfshirë futjen e trupave në veri, gjetjen dhe dislokimin në territorin e Kosovës të arsenalit të armëve të rënda. Ai jo vetëm e ruan nga implikimi partinë ku "de jure" ishte deri sot zv/kryetar, por të cilën 'de facto e komandonte plotësisht, por mohon që edhe të ketë biseduar me drejtujtuesit e tjerë të saj për atë që do bënte. Qëllimi i këtij harakiri vetiak është i qartë.

Lexo me tej:

Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë

Pas aktit terrorist të 24 shtatorit janë shtuar zërat se dialogu i "normalizimit" i lehtësuar nga BE-ja është bërë i pakuptimtë këtej e tutje dhe se krijimi i një asociacioni i sunduar nga një parti si Lista Serbsa do të qe absurd. Kjo qasje e re që e vë Serbinë në pozitë të disfavorshme edhe ndaj ndërkombëtarëve do dobësonte shumë pozicionin e Vuçiçit dhe të serbëve lokalë në bisedime. Prandaj Radoiçiçi ka marrë përsipër të mbajë mbi shpatulla një alibi absurde, atë për të thënë se ka vepruar i vetëm.

Natyrisht askush nuk e kapërdin dot këtë version që të kujton propagandën e trashë të kohës së Millosheviçit. Por edhe sikur për një çast të hiqemi sikur e besojmë, sërisht barra e provës mund të bierë lëhtësisht mbi Beogradin. Publicisti dhe njohësi i mirë i detajeve të dialogut, Veton Surroi ka bërë pas deponimit të Milan Radoiçiçit një propozim tejet logjik. Ai ka sugjeruar që nëse është kështu, Kosova dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar duhet t'i kërkojnë Serbisë ekstradimin e njeriut që e ka pranuar përgjegjësinë. 

Radojiçiç pranon se drejtoi sulmin terrorist në Banjskë 

"Brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja do të pritej që autoritetet e Republikës së Serbisë t'ua dorëzonin atë autoriteteve të Republikës së Kosovës, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj. Një test i ri për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Surroi në "X". A do ta dorëzonte Beogradi heroin e luftës kundër terrorrit të Kurtit, që e etiketoi edhe vetë veten njësoj siç e pati quajtur Vuçiçi. Ky do të qe një test i mjaftueshëm edhe për ata që bëjnë sikur duan të besojnë se shteti serb nuk kishte djeni.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi

Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një hotel në qendër të Tiranës, nuk i ka rezistuar dot dilemave të publikut, pyetjeve të gazetarëve dhe debat...

11:33

Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë nga qeveria ministra anonimë, nuk prodhon realisht asnjë efekt. Prandaj atë që se ka arritur dot me a...

21:07

Mos e shani Bashën, qeshni me të!

Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, shumica e atyre që e mbështetën Lulzim Bashën, kur vrau babain e vet politik, sot janë ndarë në dy grup...

19:19

Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit

Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një sërë alibish për çështjen Beleri. Në intervistën për të përditshmen Kathimirini, që e pomponte me bujë ...

14:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI