Flash

Pista hetimi/ Ekzekutimi i Fatjon Dervishit në Sukth, dyshohet për vrasje me pagesë

Lapsi.al 28 September 2023
Pista hetimi/ Ekzekutimi i Fatjon Dervishit në Sukth, dyshohet për

Vijojnë ende hetimet për vrasjen e 37-vjecarit, Fatjon Dervishi alias Toni Margen. Grupi i hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike.

Të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, ndërsa grupi hetimit ka ngritur dy pista hetimi: prishja e pazareve të drogës, pasi viktima ishte përfshirë në grupe kriminale që veprojnë në trafikimin e kokainës në Holandë, si dhe hakmarrje për shkak të vellait të tij, i cili akuzohet për zhdukjen e një personi në Spanje si dhe disa krime të tjera që ka marrë pjesë.

Sipas hetuesve, mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, të cilët kanë qenë shumë të saktë, pasi kanë qëlluar vetëm objektivin dhe personi që e shoqëronte s’ka marrë asnjë lëndim.

Prokuroria e Durrësit do të kërkojë bashkëpunimin e homologëve holandezë dhe atyre spanjollë për të hedhur më tepër dritë mbi këtë atentat ku mbeti i vdekur 37 vjeçari.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI