Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Lapsi.al 28 September 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu vetëm në skajin juglindor të Shqipërisë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës ku më të theksuara vranësirat priten në zonat veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 28 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV vijon të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperatura minimale do të shënohet në Gostivar 10 gradë C ndërsa maksimalja pritet të shenohet sërisht në qytetin e Shkupit deri në 31 gradë C.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Balltikut si edhe ishujt Britanikë do të paraqiten nën ndikimin e vrënësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara, herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira intensivë vijon situata e motit në brigjet Egjeut si edhe brigjet e detit të zi duke sjellë probleme në disa zona me përmbytjet ndersa nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësiravë të lehta do të jetë e gjithë pjesa tjetër e Europës ku kthjellime më të theksuara si edhe temperatura të larta priten në gadishullin Iberik dhe gadishullin e Ballkanit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI