Flash

Kourtney shpërthen ndaj Kim: Narcisiste

Lapsi.al 28 September 2023
Kourtney shpërthen ndaj Kim: Narcisiste

Kourtney Kardashian e quajti motrën Kim Kardashian "narcisiste" pasi dyshja patën një debat për vendimin e kësaj të fundit për të punuar me shtëpinë italiane të modës.

Gjatë premierës për sezonin e katërt të "Kardashians" të Hulu, themeluesja e Skims telefonoi motrën e saj për t'i shpjeguar se ajo kishte ende detyrime kontraktuale me markën.

Kourtney përsëriti faktin se ajo nuk mendonte se “ishte veprim i bukur” mënyra se si u shpalos gjithçka. Ajo shtoi se e gjithë kjo e bëri atë "të mos dëshironte të ishte më pranë" familjes së saj, duke e shtyrë Kim-in që - edhe një herë - të këmbëngulte se ajo nuk po komplotonte me Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana gjatë dasmës italiane të Kourtney.

Sidoqoftë, gjërat u përshkallëzuan shpejt pasi Kourtney pretendoi se Kim "pa" atë që ajo  po bënte dhe "e donte" dhe "e mori duke e bërë më të madhe".

Megjithatë, Kim argumentoi se asaj nuk i pëlqente atmosferën e dasmës së Kourtney-t dhe e kritikoi  si dasmë "jo dhe aq origjinale".

"Ti po flet për detajet sepse është gjithçka që mendja jote egoiste mund të mendojë," tha Kourtney qartësisht e shqetësuar. “Nuk mund të durosh që dikush tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ti erdhe në dasmën time, nuk mund të ishe e lumtur, u ankove që nga momenti kur arrite deri kur u largove.”

Kim më pas i tha motrës së saj se ajo është një "person tjetër" tani, duke vënë në dukje se të gjithë miqtë e saj të ngushtë dhe familja e kanë vënë re gjithashtu .

“Ti gjithmonë më akuzon mua dhe unë po përpiqem shumë të të kuptoj kuptoj dhe të  telefonoj”, vazhdoi Kim, përpara se të ndërpritej nga Kourtney. “Bëhet fjalë gjithmonë për ty! Ti je narcisiste. Gjithçka ka të bëjë me ty”, u përgjigj Kardashian./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI