Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

“KFOR të marrë veriun”/ Prishtina: Kërkesë e Vuçiç, Rama të heshtë dhe mos ndërhyjë

Lapsi.al 28 September 2023
“KFOR të marrë veriun”/ Prishtina: Kërkesë e

Deklarata e kryeministrit Edi Rama që KFOR duhet të marrë nën administrim veriun e Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në Prishtinë. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se atje situata është e vështirë dhe se “për të parandaluar në çdo mënyrë dhe me çdo mjet këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se asnjëherë më parë se deri dje, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.

“Është një propozim që e kam bërë më parë, e kam bërë dhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse” – tha Rama.

Një përgjigje e dha kryeministri i Kosovës Albin Kurti që tha në një intervistë për media boshnjake se ka nevojë vetëm për patrullime të përbashkëta mes policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonën kufitare dhe jo në pjesën tjetër.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë - Serbi. Për sa u përket çështjeve të tjera, protokolli është përcaktuar tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet” – ka thënë Kurti në intervistë.

https://twitter.com/IstragaB/status/1707452864564498803?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1707452864564498803%7Ctwgr%5E73429d75ea76ed1017a5d569f91ac457cb781bba%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2023%2F09%2F28%2Fkfor-te-marre-ne-dore-veriun-kurti-i-pergjigjet-propozimit-se-rames%2F

Një reagim të drejtpërdrejtë bëri në Facebook, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo thotë se kërkesa e sotshme e tij ishte frika më e madhe e Ramës dikur. Madje, Haxhiu thotë se kryeministri shqiptar po risjell një kërkesë të vjetër të presidentit serb.

“KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës” - kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, - ka shkruar Haxhiu.

Më tej ajo thotë se nevoja është vetëm për patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë.

Për këtë çështje u pyet edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça. Në emisionin “TPZ” në MCN, ai tha se nuk ka nevojë që KFOR të marrë administrimin pasi këtë mund ta kryejë policia e Kosovës.

“Nuk ka nevojë KFOR-i që të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës e cila po tregohet si një nga institucionet më të suksesshme të shtetit të Kosovës. Ajo po mbron sovranitetin dhe integritetin suksesshëm” – tha ministri që sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Kurti për patrullime të përbashkëta mes policisë së KFOR-it dhe policisë së Kosovës gjatë vijës kufitare.

LEXO EDHE: “KFOR të marrë veriun”/ Ministri i Brendshëm i Kosovës reagon pas deklaratës së Ramës

“Në kemi një vështirësi për sa i takon vijës kufitare apo zonës së gjelbër për shkak të marrëveshjes së Kumanovës e cila thotë se policia e Kosovës duhet të mbajë një distancë prej 1 km nga vija kufitare dhe prandaj kryeministri i Kosovës ka thënë se është mirë që brenda këtij shiriti të ketë patrullime të përbashkëta me KFOR-in, por nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në 4 komunat e veriut të Kosovës” – tha ministri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendojse, Dimal Basha ka kërkuar që Rama të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Vet KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë nê veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje! Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin?” – ka shkruar Basha.

Një reagim të ashpër ka bërë edhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali që ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama. Mihali tha se ndihma më e madhe për Kosovën është heshtja e kryeministrit të Shqipërisë.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, - ka shkruar Mihali.

Për deklaratën e Ramës reagoi edhe sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Alim Rama. Ai ka akuzuar kreun e qeverisë shqiptare se është koordinuar me të parin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Koordinim se jo mahi!!!” – ka shkruar Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht

Njoftimi i Policisë: Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për p...

20:55

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI