Flash

"KFOR të marrë veriun”/ Ministri i Brendshëm i Kosovës reagon pas deklaratës së Ramës

Lapsi.al 28 September 2023
"KFOR të marrë veriun”/ Ministri i Brendshëm i

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla i ka kthyer përgjigje propozimit të kryeministrit Edi Rama që “veriu i Kosovës të merret nën administrim nga KFOR-i”. Në një intervistë për emisionin “TPZ” në MCN, Zveçla u shpreh hapur kundër këtij propozimi.

“Nuk ka nevojë KFOR-i që të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës e cila po tregohet si një nga institucionet më të suksesshme të shtetit të Kosovës. Ajo po mbron sovranitetin dhe integritetin suksesshëm” – tha ministri. Ai sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Kurti për patrullime të përbashkëta mes policisë së KFOR-it dhe policisë së Kosovës gjatë vijës kufitare.

“Policia e Kosovës është e aftë të menaxhojë situatën në 4 komunat e veriut të Kosovës. Çfarë kryeministri Kurti ka thënë është “patrullime të përbashkëta të policisë së Kosovës dhe KFOR-it në vijën kufitare”. Në kemi një vështirësi për sa i takon vijës kufitare apo zonës së gjelbër për shkak të marrëveshjes së Kumanovës e cila thotë se policia e Kosovës duhet të mbajë një distancë prej 1 km nga vija kufitare dhe prandaj kryeministri i Kosovës ka thënë se është mirë që brenda këtij shiriti të ketë patrullime të përbashkëta me KFOR-in, por nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në 4 komunat e veriut të Kosovës” – tha ministri.

Gjatë një konferencë për mediat gjatë paradites, Rama tha se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur. Ministri Zveçla sqaroi edhe synimet e grupit terrorist që sipas tij kishte për qëllim të krijonte një korridor mes Serbisë dhe disa zonave të banuara nga serbët. Sipas ministrit, ka dyshime për më shumë të vrarë, por ende nuk ka prova për këtë pasi kontrollet në zonë po vijojnë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër

KFOR të marrë në dorë veriun/ Kurti i përgjigjet propozimit së Ramës

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht

Njoftimi i Policisë: Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për p...

20:55

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI