Flash

Berisha: Rama ka plan djallëzor për ndarjen e territoreve

Lapsi.al 28 September 2023
Berisha: Rama ka plan djallëzor për ndarjen e territoreve

Ish-kryeministri Sali Berishaka dalë paraditen e sotme për mediat në lidhje me çështjen e Kosovës. Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, Berisha është kundërpërgjigjur duke e quajtur se ai po përdor një plan djallëzor për ndarjen e territorit. Berisha ka tërhequr vëmendjen te deklarata e Ramës për vendosjen e KFOR në veri të Kosovës dhe ka theksuar se misioni paqeruajtës i beson Forcave të Policisë së Kosovës.

"Shtoi në këtë mënyrë akuzat ndaj Kosovës dhe ndaj udhëheqjes së saj, në problematikën e marrëveshjes së Prishtinës dhe Beogradit. Edi Rama kërkoi sot, fjalë për fjalë sic kërkoi Beogradi dhe mashtroi sikur ka kërkuar Prishtina, që në komunat e veriut të vendoset KFOR. KFOR është pjesë në Kosovë për të ruajtur integritetin territorial. KFOR nuk është as me Ramën as me Vucic. KFOR beson se Policia e Kosovës është përgjegjëse e sigurisë kundër kriminalitetin. Natyrisht në cdo rast, policia bashkëpunon me KFOR dhe EULEX. Komunat serbe të vendosen në kontrollin e KFORIT është djallëzuar, për të dal të ndarja e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë. Këtë project Edi Rama e mbrojti vite të tëra me shkëmbim territoresh. Ndaj dhe dënoj këtë akt të Edi Ramës që shkon fund ne krye në kërkesat e Beogradit. Së dyti Edi Rama nxorri përsëri nga sirtarët kërkesën për konferencë ndërkombëtare të mbështetur nga Beogradi dhe Sergei Lavrov."- tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI