Flash

Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike

Lapsi.al 28 September 2023
Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike

Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka mbetur ndoshta i befasuar nga ndryshimi i kursit patriotik në fjalorin e tij. Ai, për herë të parë kritikoi vendimin e Beogradit për të mbajtur zi kombëtare për paramilitarët që ushtruan dhunë dhe vranë një polic pranë Zveçanit. Ai shkoi edhe më tej, duke shpallur se qe një premierë në këtë dekadë të sundimit të tij, që Shqipëria po mbante një linjë të kundërt nga ajo e BE-së, e cila nuk e dënoi, sipas Ramës, me forcën e duhur këtë akt.

Në një shikim sipërfaqësor dhe të pavëmendshëm duket sikur kryeministri ynë e ka bërë ndarjen midis viktimave dhe agresorëve dhe ka vendosur të marrë anë në favor të të parëve.

Por, në fakt thelbi nuk është ashtu siç duket nga forma. Në konferencën e shtypit në kryeministri, ai nuk e fshehu dot çoroditjen e njerëzve që kanë diçka për të fshehur. Në qëndrimin e tij kishte një disproporcion absurd, mes goditjes së fortë që i bënte hallkës më të dobët në Bruksel, zëdhënësit të BE, dhe druajtjes për të etiketuar Vuçiçin, si ideator të sulmit kriminal të 24 shtatorit.

Lexo me tej:

KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër 

Aty kishte inkoherenca qesharake. Kur BIRN e pyeti nëse ishte i gatshëm të negocionte mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se kjo qe e pamundur, pasi si kryeministër i Shqipërisë e konsideronte veten palë. Ama kur iu desh të përgjigjej nëse ia kishte treguar propozimin e vet për asocacion, Prishtinës dhe Beogradit, ai u mbrojt duke argumentauar se kishte paraqitur një propozim mbi palët.

Ai pohoi se pavarësisht ngjarjes së rëndë që ndodhi në Banjskë do i vazhdonte takimet bilaterale me Vuçiçin, ndërkohë që për një gjë shumë më të papërfillshme sesa kaq, ai anulloi mbledhjet mes dy qeverive me Kurtin.

E gjithë kjo çoroditje dhe ky varg inkoherencash rridhte nga dyzimi për të bërë bashkë dy gjëra të pamundura: fjalorin prej burri patriot, me legenllëkun prej vasali të Vuçiçit. Sepse këtë 28 shtator, Edi Rama ka lëshuar nga goja një tezë që do të mbahet mend gjatë, si një thikë pas shpine për Kosovën e që deri më tani nuk ka guxuar ta artikulojë asnjë politikan i lartë shqiptar. Ai propozoi që trupat ndërkombëtare të KFOR-it të merrnin nën kontroll veriun, një territor me shumicë serbe, po që gjendet në sovranitetin ekskluziv të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e rihap diskutimin për veriun, që dikur Rama bëri plane për të trajtuar si një territor të shkëmbyeshëm dhe shpie ujë në mullirin e të gjithë kritikëve të Albin Kurtit, që e akuzojnë atë se e ka këtë pjesë jashtë kontrollit.

Por, më e bukura e kësaj lajthitje të kryeministrit ishte se vetëm pak kohë më parë ai mendonte krejt ndryshe. Me një profesionalizëm të lavdërueshëm për memorien dhe shpejtësinë e reagimit, gazetarja e A2 CNN, Fiorela Beleshi, i kujtoi Ramës se jo më larg se 19 Qershori i këtij viti, ai pati shkruar se vendosja e KFOR-it në Veri do të thoshte humbje e kontrollit të shtetit mbi territorin.

VIDEO/ Gazetarja kap gafil Ramën për shërbimin që po i bën Vuçiçit 

Pra, a po kërkonte Rama me propozimin e tanishëm të sanksiononte tkurrjen e kufijve të Kosovës? Pse ky ndryshim radikal vetëm në tre muaj? Çfarë e justifikonte këtë piruetë, që nëse nuk ishte idiote, mund të quhej me plot gojën e poshtër?

Ata që i hedhin një sy mediave të Beogradit e kanë përgjigjen. Propozimin 180 gradë të ndryshëm me atë që mendonte dikur, kryeministri e bëri pasi të njëjtën gjë e artikuloi, një ditë më parë, Vuçiçi. Pra ai s'po belbëzonte, as më pak e as më shumë, sesa si papagall i presidentit serb. Prandaj, për të kamufluar me sa mundej këtë akt, që do të ishte i turpshëm për çdo njeri normal, ai u rek ta kamuflojë atë me një gjuhë të rënduar patriotike. Kritikat për mbajtjen e zisë në Beograd dhe shpallja gjoja e ndarjes nga linja e BE-së, ishin maskimi formal për t'u bashkuar në thelb me të njëjtën linjë si Serbia.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi

Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një hotel në qendër të Tiranës, nuk i ka rezistuar dot dilemave të publikut, pyetjeve të gazetarëve dhe debat...

11:33

Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë nga qeveria ministra anonimë, nuk prodhon realisht asnjë efekt. Prandaj atë që se ka arritur dot me a...

21:07

Mos e shani Bashën, qeshni me të!

Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, shumica e atyre që e mbështetën Lulzim Bashën, kur vrau babain e vet politik, sot janë ndarë në dy grup...

19:19

Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit

Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një sërë alibish për çështjen Beleri. Në intervistën për të përditshmen Kathimirini, që e pomponte me bujë ...

14:37

Çështja Beleri/ Pse Rama po kreh Athinën

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot në publik një bisedë në telefonat privatë, mes tij dhe gazetarit grek të Kathimerini, Pavlos Papadopoulos, për të krijuar i...

19:17

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI