Flash

Ambasadori gjerman në Kosovë: Beogradi të ndalë deklaratat nxitëse

Lapsi.al 28 September 2023
Ambasadori gjerman në Kosovë: Beogradi të ndalë deklaratat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde zgjodhi një aktivitetet me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Prishtinë për të përçuar një mesazh në drejtim të Beogradit zyrtar pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator. Rohde u shpreh se Beogradi ka bërë shumë deklarata nxitëse dhe duhet të ndalojë, ndryshe do të reagojnë edhe të tjerët. Ai ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë rezultate të prekshme.

“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë.

Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet sepse nëse vazhdoni do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër”, - tha ambasadori Rohde.

Në orët e para të 24 shtatorit Policia e Kosovës u sulmuar nga një grup terroristësh ku për pasojë rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën dhe dy policë të tjerë u plagosën. Në operacionin policor mbeten të vrarë 3 terroristë ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar. Prej këtij grupi janë liruar 4 persona. Gjithashtu, kanë arritur të largohen në drejtim të Serbisë edhe një pjesë e tyre. /KP

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht

Njoftimi i Policisë: Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për p...

20:55

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI