Flash

Vuçiç shfaqet në Tv: Radojiçiç nuk është plagosur, ai do t'i përgjigjet ftesës së autoriteteve serbe

Lapsi.al 27 September 2023
Vuçiç shfaqet në Tv: Radojiçiç nuk

Në një intervistë të transmetuar në Radio-Televizionin e Serbisë, presidenti serb, Vuçiq ka mohuar raportimet se Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, është i plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Presidenti refuzoi të pranonte nëse Radojiçiq ishte pjesëmarrës në sulmet terroriste në Banjskë, ndërkohë që nuk u distancua aspak nga ai duke shtuar se “ai e konsideron veten luftëtar për liri, dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga shokët e tij”.

Kur u pyet nëse Radojiçiq ishte pjesë e sulmit të organizuar terrorist në Banjskë, Vuçiq iu shmang pyetjes.

“- Ai nuk u fsheh kurrë, ai patjetër do t'i përgjigjet thirrjes sonë. Jam i bindur se do të dëgjohet, është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e N1. Ai e konsideron veten luftëtar për liri, dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga shokët e tij... Por do të duhet t'i përgjigjet disa pyetjeve - tha Vuçiq në temën Milan Radoiçiq.”, tha Vuçiq/Nacionale

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI