Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e premte ku do të diskutohen dy kërkesa për komision hetimor. Kërkesat që do të diskutohen janë për komision hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe për komision hetimor për koncensionin e sterilizimit. Gjithsej janë 45 deputetë të opozitës që kanë bërë kërkesat për komision hetimor. Ndërkohë që nuk dihet nëse do të plotësohen kërkesat e tyre. Mbledhja pritet që të nisë në orën 11, ku do të shqyrtohen këto kërkesa.