Flash

Sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës, Kurti: 50 mijë euro për familjen Afrim Bunjaku

Lapsi.al 27 September 2023
Sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës, Kurti: 50 mijë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se të dielën nga sulmi terrorist është kërcënuar siguria e vendit, është cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial.

Ai para kabinetit qeveritar tha se atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi dhe potenciali i grupeve terroriste që i kanë luftuar për më shumë se 2 vjet.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë e armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se në sulm janë të përfshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuara për aktivitetet kriminale.

Kreu i Qeverisë tha se ata janë në kërkim të institucioneve të drejtësisë për vepra penale në Kosovë.

“Ata shfaqen krah e përkrahë në një tryezë në Beograd e Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejtë të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI