Flash

Ky është Fatjon Dervishi, 37-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës

Lapsi.al 27 September 2023
Ky është Fatjon Dervishi, 37-vjeçari që u vra

Personi në foto është Fatjon Dervishi, 38-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. 37-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal. Viktima kishte ndryshuar edhe emrin, nga Fatjon Dervishi në Ton Dervishi. Por, njihej edhe me emrin Toni Margen.

Policia dyshon se kjo vrasje zanafillën e ka tek e shkuara kriminale e vëllait të viktimës, Farbardh Dervisi, i cili mban edhe mbiemrin Doda dhe aktualisht ndodhet në burg. Në Spanjë Farbardh Dervishi ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me narkotikë por edhe me vepra të tjera penale si armëmbajtje, pastrim parash etj. I veshur si polic ai ka bastisur disa magazine droge në Spanjë që përdoreshin nga grupet rivale. Emri i tij del si person i implikuar edhe në zhdukjen e një shqiptari të identifikuar si Taulant Malshi në vitin 2018. Disa muaj pasi ai u kthye në Shqipëri sërish pati telashe dhe ra në pranga pasi plagosi të dashurën me një plumb në shpatull teksa ndodheshin në një dhomë hoteli.

Një tjetër pistë ku po heton policia është edhe e shkuara e viktimës, i cili megjithëse nuk rezulton i dënuar, ka qenë i skeduar nga ana e policisë për drogë dhe krime ndaj personit dhe pronës. Policia po verifikon dhe lidhjet e tij me disa persona me rekorde kriminale në zonën e Sukthit dhe të Shijakut. Në cilësinë e personave që kanë dijeni, policia ka shoqëruar shtatë persona, mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari në momentin e të shtënave). Po ashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone”, që ka ndjekur viktima./TCh

Të këshilluara

Edhe Graçanica nderon terroristët serbë

Komuna e Graçanicës po respekton vendimin e subjektit politik Lista serbe që komunat e Kosovës të banuara me popullatën shumicë serbe të shpallin tri ditë zie. ...

18:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI