Flash

Dorëhiqet kryetari i parlamentit kanadez pasi lavdëroi publikisht nazistin

Lapsi.al 27 September 2023
Dorëhiqet kryetari i parlamentit kanadez pasi lavdëroi publikisht

Kryetari i Dhomës së Komunave të Kanadasë ka thënë se po jep dorëheqje, më pak se një javë pasi ai shkaktoi zemërim duke lavdëruar publikisht një ish-ushtar nazist në parlament.

Anthony Rota u tha politikanëve se kishte bërë një gabim duke ftuar ish-ushtarin Yaroslav Hunka, 98 vjeç, që të marrë pjesë në një seancë për nder të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt të premten e kaluar dhe më pas duke e quajtur publikisht Hunka një hero.

Lexo më tej: Skandali/ Parlamenti i Kanadasë ngrihet dhe duartroket për ish-policin e SS-së naziste 

Pozicioni i folësit u bë me shpejtësi i paqëndrueshëm pasi doli se Hunka, i cili mori dy duartrokitje, kishte shërbyer në një nga njësitë Waffen SS të Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kjo njohje publike u ka shkaktuar dhimbje individëve dhe komunitetet, duke përfshirë komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën. Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia”, tha Rota, anëtar i partisë Liberale në pushtet.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin vitin e kaluar arsyetoi pushtimin e shtetit ukrainas duke pohuar se po e “çmilitarizon dhe denazifikon” vendin, një akuzë që Kievi dhe aleatët perëndimorë thonë se është e pabazë.

Ndryshe, Zelensky ka qëndruar për një vizitë në kryeqytetin kanadez, Otawa ku është takuar me kryeministrin, Justin Truedau.

Theksojmë se lideri ukrainas ka prejardhje hebreje ndërsa gjyshi i tij ka luftuar kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI