Flash

Dalin detaje të reja/ Kush është grabitësi i Astirit që zbardhi vrasjet e Laert Haxhiut

Lapsi.al 27 September 2023
Dalin detaje të reja/ Kush është grabitësi i Astirit që

Një operacion i madh policor po zhvillohet në disa qytete të vendit. Mediat raportojnë se me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë lëshuar 15 urdhër-arreste. Sipas të njëjtave burime janë zbardhur 6 vrasje të kryera me pagesë nga grupi i të shumëkërkuarit Laert Haxhiu. Ngjarjet kriminale të kryera ndër vite janë zbardhur nga Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai ka rrëfyer se vrasjet janë kryer në Greqi, Tiranë, Elbasan dhe Berat. Sipas të njëjtave burime, në mesin e personave që Tafani ka përmendur si autorë vrasjesh, janë edhe emra të njohur të botës së krimit. Operacioni është në vijim dhe në shumë akse kombëtare e qytete ka pika të shumta kontrolli për kapjen e personave në kërkim. Laert Haxhiu u arrestua disa muaj më parë në Greqi.

Që prej identifikimit dhe arrestimit, policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Artan Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete. Ai ishte mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrestimin e tij. Kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale.

Artan Tafani u arrestua disa ditë më parë nga Policia e Lushnjës, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së 40 mijë eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 28 qershorit 2023. 39-vjeçari rezulton se përdor dhe emrin “Marius” dhe sipas policisë ka qenë dhe më parë i dënuar për vjedhje.

Pas grabitjes ai u largua me biçikletë dhe me ndihmën e një tjetër personi e ka fshehur në një garazh automjetesh. Policia ka zbuluar dhe më pas ka arrestuar se bashkëpunëtori i Tafanit është Enio Meçaj, 35 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu po në të njëjtin garazh, uniformat blu kanë gjetur dhe një automjet i cili rezultoi i vjedhur në Shkurt të 2023 në zonën e Shijakut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI