Flash

Plagoset minatori/ Merret në hetim galeria në Bulqizës, procedohen inxhinieri dhe brigadieri

Lapsi.al 26 September 2023
Plagoset minatori/ Merret në hetim galeria në Bulqizës,

Policia ka marrë në hetim një nga galeritë e Minierës së Bulqizës pas lëndimit të një punëtori ditën e djeshme, në kushtet e pambrojtura gjatë punës. Sipas policisë ka nisur procedimi penal për inxhinierin dhe brigadierin e galerisë për shkelje të rregullave jtë mbrojtjes së punës.

Ka nisur procedimi nga Policia e Bulqizës Besnk Çupi i 66-vjeç dhe Agron Halili-67 vjeç. Sipas policisë të dy shtetasit dyshohen se nuk kanë marrë masa kontrolli gjatë punimeve. Kujtojmë se ditën e djeshme është raportuar se në një nga galeritë e Bulqizës ka mbetur i lënduar një minator si pasojë e e rënies së gurëve në minierë.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/ Nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor, Policia nis procedimin penal për brigadierin dhe inxhinierin e një subjekti minerar.Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", për dy shtetas. Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier; A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

Të këshilluara

Përmbyset një kamion në aksin Fier-Levan

Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në...

08:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI