Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Lapsi.al 26 September 2023
Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Deri në orët e mesditës vranësirat e dendura dhe kthjellime afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Intervalet me diell do të jenë në zonat veriore dhe qendrore ndërsa Jugu i Shqipërisë do të paraqitet me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradual të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosovë

Do të ketë përmirësim të dukshme të kushteve të motit në republikën e Kosovës ku priten kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Por orët e pasdites do të sjellin kalim të vranësirave të lehta nëpër të gjithë vendin, megjithatë nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që orët e paradites të paraqiten me mot të kthjellët në të gjithë MV ndërsa orët e pasdites do të sjellin vranësira në pjesën më të madhe të MV, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugperëndimore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 30°C.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme Ciklonare në Juglindje të kontinentit do të diktojë kushtet atmosferike në brigjet e detit Egje duke bërë që rrebeshet e shiut dhe mini-stuhitë e forta të erës të jenë dominante. Po ashtu, Europa Veriore si edhe rajoni i Balltikut do të perfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI