Flash

Deputeti serb: Nëse Radoijçiç mori pjesë në sulmin terrorist në Veri, është e qartë se Vuçiç qëndron prapa

Lapsi.al 26 September 2023
Deputeti serb: Nëse Radoijçiç mori pjesë në sulmin

Deputeti i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviç, ka thënë këtë të marte se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të duhet të japë dorëheqjen sepse, siç tha ai, “ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën njëditore mes tij dhe Albin Kurtit”.

Duke komentuar raportimet se në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, organizator ka qenë krimineli dhe terroristi, njëherit nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – Milan Radoijçiç, ka theksuar se pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist nuk do të ishte befasi.

“Nëse Radojiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoijçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in”, ka pohuar, transmeton media opozitare sebe “Nova”.

Milivojeviç ka potencuar se tanimë është e konfirmuar se kreu i Serbisë është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemeve.

“Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon?.

Është vërtetuar se Vuçiq është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”, tha ai.

Të hënën mediumi boshnjak “Istraga.ba”, raportoi se nënkryetari i Listës Serbe, krimineli dhe terroristi, Milan Radojiçiç është plagosur të dielën në Veri, konkretisht në fshatin Banjskë të Zveçanit ku rreth 30 terroristë gjuajtën në drejtim të Policisë së Kosovës.

Në një audio-incizim që e ka publikuar ky medium, thuhet se kanë provuar disa herë ta kontaktojnë Radojiçiç-in, po kontakti me të ka qenë i pamundur.

“Fillimisht një person i panjohur i cili i është përgjigjur numrit të tij të telefonit ka thënë se nuk është Radojiçiç, ndërsa më pas i njëjti person ka pohuar se Radojiçiç është mirë”, raporton mediumi boshnjak.

Sipas këtij mediumi, Radojiçiç, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb nga Kosova Oliver Ivanoviç, ndodhet në Serbi ku po trajtohet.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI