Flash

Gazeta gjermane: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe ishte dashur të shkarkohet

Lapsi.al 25 September 2023
Gazeta gjermane: Perëndimi tepër i butë ndaj

Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” shkruan në një koment se sulmi në veri të Kosovës tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar. Kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb.

Lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë gazeta gjermane “Die Welt” ka botuar një koment të ashpër dhe me kërkesa të qarta ndaj BE-së dhe Serbisë. “A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke bërë vaki para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për presidentin e Rusisë Vlladimir Putin është punë e lehtë që atmosferën shpërthyese në Kosovë ta nxisë edhe më shumë me ndihmën e Serbisë si vend kandidat për BE dhe kështu, në rastin më të keq, ta fundos sërish në luftë mbarë Ballkanin?”

Sipas “Die Welt” kjo për Perëndimin do të ishte – krahas luftës në Ukrainë – një katastrofë tjetër që i shkon në dobi Moskës. “Është e hidhur të shohësh se si europianët – si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja”. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk ka vlerë. Bisedimet mes palëve nën drejtimin e Brukselit nuk janë sjellë asgjë prej vitesh. “Mirosllav Lajçaku, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet”, nënvizon “Die Welt”.

“Edhe sa dëshiron Washingtoni ta këqyr këtë situatë? A po e vëren edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden rrezikun e përhapjes së zjarrit?”, pyet kjo e përditshme. “Mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë nuk ka më besim. Ky është një problem i madh. Sigurisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë gabime, ta zëmë duke i instaluar kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Por arsyeja e vërtetë e tensioneve është politika destruktive e Vuçiqit. Ishin huliganët kriminelë serbë të futbollit që në pranverë sulmuan ushtarët e NATO-s dhe i lënduan rëndë. Ishte Vuçiqi i cili e dërgoi ushtrinë në kufirin kosovar dhe i tërhoqi zyrtarët serbë nga policia kosovare. Frika nga radikalizimi i mëtejshëm i Serbisë, por edhe nga një aleancë edhe më e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës po e bën Perëndimin të tregohet shumë i butë ndaj Vuçiqit. Ky është një gabim trashanik”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI