Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Gaz Bardhi kërkesë SPAK për çështjen McGonigal: Na informoni mbi ecurinë e hetimit për Ramën

Lapsi.al 25 September 2023
Gaz Bardhi kërkesë SPAK për çështjen McGonigal: Na

Tetë muaj pasi kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal, Gazment Bardhi i kërkon informacion Prokurorisë së Posaçme për hetimet.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në janar të këtij viti kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal, duke paraqitur të dhëna për kryerjen e 4 veprave penale: 1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë; 2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë; 3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; 4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal, sot Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK ku e informon zyrtarisht mbi zhvillimet në drejtësinë amerikane mbi këtë çështje dhe duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve në Shqipëri.

“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përveç pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit”, shkruan Bardhi në letrën drejtuar SPAK.

Gazment Bardhi kërkon informacion nga SPAK, të cilit i kërkon të ruajë sekretin hetimor, por sigurisht të sqarojë fazën në të cilën ndodhet hetimi. “Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor”, thuhet në letër.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK nëse ka kërkuar apo jo nga drejtësia amerikane një kopje të dosjes dhe nëse ka nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI