Flash

Bagëtitë në rënie, por importi i ushqimeve për kafshë shënoi rritje vjetore 15%

Lapsi.al 25 September 2023
Bagëtitë në rënie, por importi i ushqimeve për

Numri i bagëtive është në rënie të shpejtë nga viti në vit, por në kontrast shpenzimet e ekonomisë vendase për importin e ushqimit të kafshëve po pësojnë rritje gjithashtu.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 8 -mujorin 2023 vlera e importeve të ushqimeve për kafshë arriti në 4,9 miliardë lekë ose rreth 47 milionë euro me një rritje 10% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa në sasi ishin 15% më të larta.

Burimet zyrtare te të dhënave tregojnë se numri i bagëtive ka shënuar rënie me 18% nga viti 2020 me 2022, por importet e ushqimeve për kafshë janë rritur me 60 për qind në 8- mujorin 2023 në krahasim me 2020.

Ekspertët e blegtorisë pohojnë se sektori po pëson tranzicion të thellë si me rënien e numrit të krerëve dhe me ristrukturimit nga fermat të vogla me dy -tre krerë të fermat me mesme dhe të mëdha.

Kullotat e vendit janë të boshatisura prej falimentit të fermave të vogla rurale 1-3 krerë, teksa mbarështimi intensiv është përqendruar në Lushnjë dhe në Fier.

Fermerët në zonën e Fierit pohuan se vitet e fundit është vështirësuar gjetja e bazës ushqimore, pasi tokat që deri vonë shërbenin si kullota tani po mbillen me kultura bujqësore për njerëzit. Vitet e fundit fitimet në sera ishin më të larta se mbarështimi ne stalla. Kjo tendencë çoi në rënien e numrit të krerëve të bagëtive në zonat e Fierit, Lushnjës dhe Beratit, por nga ana tjetër u reduktua ndjeshëm toka që shërbente për sigurimin e bazës ushqimore stallat ekzistuese.

Kafshët në regjim stallor kanë nevoja të larta për bazë ushqimore ndryshe nga tufat me regjim natyror në kullota. Përqendrimi i aktivitetit blegtoral në stalla po nxit rritjen e importeve të ushqimit, por edhe kostot për blegtorinë.

Shqipëria importon ushqim për bagëtitë që nga Spanja dhe kosto e transportit me kamion tejkalon vlerën e mallit. Vendi ynë vuan nga copëzimi i lartë i tokës bujqësore dhe kjo nuk mundëson nxitjen ekonomisë së shkallës dhe ciklin e mbyllur në fermat e kafshëve.

Blegtoria që është dega kryesore e bujqësisë me rëndësi në shportën e ushqimeve ka hyrë në cikël rënie të shpejtë, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më çmimet më të larta të bulmetit në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2022 Shqipëria u rendit në mesin e 11 vendeve më çmimin më të lartë të qumështit në Europë, teksa të dhënat nga tregu nuk janë optimiste pasi rënia e numrit të bagëtive ka vijuar edhe këtë vit.

Përveç popullatës së gjerë që po përballet me çmime të larta të bulmetit, bizneset e shërbimit ushqimor janë duke u ndeshur me mungesë të furnizimeve blegtorale. Sakaq kërkesa nga turistet e huaj është në rritje dhe baza e kulinarisë shqiptare është mishi./MONITOR

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI