Flash

Sulmi në veri të Kosovës/ Mjeku tregon se si është gjendja e policit të plagosur

Lapsi.al 24 September 2023
Sulmi në veri të Kosovës/ Mjeku tregon se si është

Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të policit të plagosur, i cili u plagos në sulmin me armë sot në Veri të Kosovës.

Doktor Kolgeci konfirmoi se polici në fjalë i është nënshtruar një operacioni, ndërsa i është hequr nga plaga predha. Ai konfirmon se gjendja e policit është e stabilizuar, ndërsa një koleg i tij ka mbetur i lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit e kemi pranuar një pacient, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i njëjti ka pasur lëndim me armë të zjarrit. Lëndimi është në regjionin e krahut të majtë, intervenimi është bë në Kirurgjinë Torakale. Është bërë heqja e predhës, gjendja e pacientit është stabël, e ka një lëndim edhe në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit”, tha Kolgeci.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ndodhi sot në fshatin Banjskë të Leposaviçit, aty u vra një polic, u plagos kolegu dhe u lëndua një tjetër.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI