Flash

Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari

Lapsi.al 24 September 2023
Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për prostitucion. Mësohet se i riu ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, vajza nga mosha 18-25 vjeçe.

Denoncimi mbi këtë rast u bë nga emisioni Piranjat, ku publikuan me video mënyrën se si bëhej prostitucioni nga i riu. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 22-vjeçare për veprën penale "Prostitucioni".

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, e cila bën fjalë për një rast shfrytëzimi prostitucioni, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit të përmendur në video. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit B. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit", dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. A., 22 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".

Shtetasi B. M., dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, shtetase të moshave 18-25 vjeçe, dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me shtetaset që i shfrytëzonte për prostitucion. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht njëra nga këto shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI