Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Reagon Vuçiç: Serbët u ngritën në veri kundër shtypjes së Kurtit

Lapsi.al 24 September 2023
Reagon Vuçiç: Serbët u ngritën në veri kundër

Ka ardhur më në fund reagimin i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për ngjarjet në veri të Kosovës. Ai tha se gjithçka është inskenim i qeverisë së Albin Kurtit. Sipas tij vrasja e policit të Kosovës duhet ende të hetohet, por sipas tij serbët e veriut u ngritën kundër shtypjes së qeverisë së Albin Kurtit.

Ai tha se policia e Kosovës e ka shfrytëzuar vrasjen e policit për të bërë reprezalje tek serbët. Sipas Vuçiçit askush nuk ka hyrë nga territori i Serbisë dhe se personat e strehuar në manastirin e Banjskës ishin të plagosur dhe se kishin shkuar aty për të kërkuar ndihmë. Ai akuzoi Kurtin, zyrtarët dhe mediat e Kosovës se kanë thënë të pavërteta.

“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. U kërkoj falje qytetarëve që nuk mundëm t’i drejtoheshim më herët. Na mori shumë kohë ta hetojmë vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Në orën 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës.

Më pas vjen policia e Kosovës, duke tentuar t’i largojë. Ka një konflikt dhe në atë konflikti, vritet polici Afren Bunjaku dhe plagoset një tjetër. Në orën 08:57 mbyllen vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, vazhdojnë përleshjet. Në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se 4 komuna janë zonë e anti-operacione terroriste Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Serbët dhe jo nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por njerëzit nga Kosova, u rebeluan duke mos dashur të durojnë më terrorin e Kurtit. Që nga 3 nëntori, kur ai zëvendësoi komandantin Gjuriq për rajonin e Veriut, 62 herë ata përdorën të ashtuquajturën, Policia e Kosovës kundër serbëve” - tha Vuçiç.

Më tej, ai shtoi se ndaj dy serbëve është qëlluar me snajper, ndërsa tha se dyshon për një viktimë të katërt.

“Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve tona që disponojmë, janë tre serbë, të konfirmuar nga Kosova dhe Metohia, mbetën të vrarë. 

Dy prej tyre ishin me siguri nga gjuajtja me snajper, kur nuk ishte e nevojshme të likuidoheshin, dy u plagosën rëndë dhe ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe një person i katërt. Ne ndoqëm se çfarë po bënte policia shqiptare. Ne kemi një regjistrim zanor se si policët e tyre qeshin dhe thonë 'lërini të vdesin”, tha Vuçiç.

“Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe dhe gjatë tërë kohës provokon. Më vjen keq që disa nga serbët ranë në këtë provokim. I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ai dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n. Këtë e bën gjatë gjith kohës. Ne vendimet do t’i marim me kujdes, në mënyrë të detajuar.

Do t’i punojmë me themel, dhe me to do të dalim para qytetarëve tanë në Kosovë, në ditët që do të vijnë. E thërras komunitetin ndërkombëtar, që Asociacioni të formohet, që në veri të Kosovës, policët të jenë nga komuniteti serb, kjo është mënyra e vetme për të mos patur më telashe. E thërrasim popullin tonë, për qetësi dhe i lusim të besojnë në shtetin e tyre.” - ka thënë Vuçiq. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI