Flash

Kurti: Janë 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen

Lapsi.al 24 September 2023
Kurti: Janë 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se në zonën ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndodhen rreth 30 persona rëndë të armatosur nën rrethimin e policisë, dhe të njëjtit i fton që të dorëzohen.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti.

Gjithashtu, Kurti tha se Afrim Bunjaku, u vra mizorisht në krye të detyrës.

Ai konferencën e nisi me fjalët pati “sulm terrorist ndaj policisë, rendit sigurisë dhe paqes, në mëngjesin e sotëm pas një sulmi të orkestruar ka humbur jetën Afrim Bunjaku, në trajtim ndodhet Alban Rashiti që ndodhet jashtë rrezikut për jetë, do të lirohet nga spitali sot pas operacionit që largoi një predhë nga krahu i majtë”, tha ai.

“Zyrtarët janë sulmuar me armë të ndryshme, me granata dore e zollë”.

Kurti tha se “sot është ditë e rëndë për vendin tonë, policisë do ti mungojë një zyrtar i përkushtuar i saj, ashtu sic do ti mungojë edhe familjes”.

“Sulmet e grupeve të armataosura me armë të të gjitha llojeve ku u vra polici po vazhdojnë akoma”, konfirmoi ai.

“Krimi i organizuar në mbështetje nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin, në këtë betëje mbrojmë dhë zbatojmë ligjshmërinë”, tha ai.

“Kriminelët dhe urdhër-dhënësit e tyre do të kapen, gjykohen e dënohen”, u zotua kryeministri.

“Institucionet e shtetit janë të gatshme për ti iu përgjigjur sulmeve”.

Kurti i ftoi të gjithë qytetarët që ta ruajnë qetësinë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI