Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Identifikon autorët e 9 zjarrvënieve në Fier, arrestohen 5 prej tyre

Lapsi.al 24 September 2023
Identifikon autorët e 9 zjarrvënieve në Fier, arrestohen 5 prej

Në prangat e policisë kanë rënë 5 persona pasi akuzohen si autorët e 9 vjarrëvënieve gjatë ditës së djeshme në Qarkun e Fierit.

Sipas burimeve për syrin, të arrestuar në Fier për zjarrvënie janë shtetasit Aleksandër Doko, Hamit Likaj, Genci Rama, Osman Cjapi dhe Nolin Çepele.

Detaje nga policica: 

Policia identifikon autorët e 9 zjarrvënieve ditën e djeshme në qarkun Fier.

Arrestohen 5 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3, si edhe u shpall në kërkim 1 tjetër, pasi si pasojë e zjarreve që ndezën, u dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj, pemë frutorë dhe sipërfaqe pyjore.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 9 vatra zjarri në fshatrat Pishë Poro, Frashër, Ofiçinë, Marinëz, Jagodinë, Lumth, Goriçaj dhe Remas, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e të 9-ta rasteve.

Konkretisht, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-u arrestua shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në Pishë Poro, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogj sipërfaqe e konsiderueshme me pyje në pyllin e Darëzezës;

-u arrestua shtetasi H. L., 72 vjeç, banues në Ofiçinë, Patos, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 50 hektarë me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë në këtë zonë;

-u arrestua shtetasi G. R., 48 vjeç, banues në Frashër, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 12 dynum me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë;

-u arrestua shtetasi O. C., 70 vjeç, banues në Marinëz, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër;

-u arrestua shtetasi N. Ç., 49 vjeç, banues në Jagodinë, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën serat në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. J., 79 vjeç, banues në Lumth, F. K., 53 vjeçe, banuese në Lumth dhe N. Z., 62 vjeç, banues në Goriçaj, si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. K., 61 vjeç, banues në Remas, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat në pronësi të tyre, janë djegur një sipërfaqe toke me të mbjella, ullinj dhe pemë frutorë, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Të këshilluara

Kukës, plagoset me thikë 28-vjeçari

Një 28-vjeçar nga Kukësi është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Sakaq,...

13:55

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46