Flash

Ambasada e SHBA-së dënon ashpër vrasjen e policit të Kosovës në Veri: Autorët para drejtësisë!

Lapsi.al 24 September 2023
Ambasada e SHBA-së dënon ashpër vrasjen e policit të

Ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier ka reaguar pas ngjarjeve në veri të Kosovës, ku një polic u vra dhe u plagosën dy të tjerë. Hovenier ka shkruar se SHBA-të dënojnë ashpër sulmet e okrestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

“PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasada e SHBA-ve, ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar këtë ngjarje tragjike. “Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI