Flash

Shtëpia e “ferrit”/ Pamjet e ambientit ku mbahej mbyllur mizorisht 22-vjeçarja shqiptare nga burri i saj në Greqi

Lapsi.al 23 September 2023
Shtëpia e “ferrit”/ Pamjet e ambientit ku mbahej mbyllur

Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare Dafina Kurti. E reja, nënë e një vajze dy vjeçare, mbahej e izoluar dhe torturohej për gati dy vite nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti në Greqi. Sipas dëshmive së fqinjëve të çiftit, vajza nuk është parë thuajse kurrë të dilte. Ata kanë thënë se edhe kur dilte ajo ka qenë e veshur nga koka te këmbët.

22-vjecarja mbahej e mbyllur

22-vjeçarja Dafina Kurti tronditi opinionin grek dhe atë shqiptar kur rrëfeu mbi torturën nga bashkëshorti i saj. E reja erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Gëzim Kurti.

22-vjeçarja ka treguar se me të mbërritur në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar atë të ketë çdo kontakt me botën e jashtme. Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit. Edhe në oborr u lejuan të dilnin, pas pesë muajsh.

Fillimisht ishin të bërtiturat e gruas së re e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe, që kanë alarmuar fqinjët. Ata goditën portën e banesës derisa e detyruan autorin 28-vjeçar ta hapë. Brenda gjetën 22-vjeçaren Dafina Kurti, me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë. Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet. Banorët e fshatit Volos mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi.

E reja ka rrëfyer gjithë historinë e saj para policisë, ku mund të veçojmë fragmentin tronditës: “Kam ngrënë dru edhe më të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI