Flash

Bardhi: Pranimi i fajësisë nga McGonigal bën urgjente një përgjigje nga drejtësia shqiptare

Lapsi.al 23 September 2023
Bardhi: Pranimi i fajësisë nga McGonigal bën urgjente një

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas pranimit të fajësisë nga ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal se ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit lidhur me faktin se ka marrë 225,000 dollarë nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

Përmes një reagimi Bardhi kujton kallëzimin që ka bërë në SPAK për Edi Ramën dhe dosjen amerikane të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së dhe i kërkon Prokurorisë së Posaçme të informojë se ku ndodhet me hetimet.

“Në 24 janar 2023 kam kallëzuar në SPAK Edi Ramën mbi dosjen amerikane të ish- zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ai i ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë dhe, si shpërblim, është paguar prej Edi Ramës me para të zeza.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, duke shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit, bëjnë urgjente një përgjigje edhe nga drejtësia shqiptare.

Drejtësia amerikane ka provuar dhe ish zyrtari i FBI-së ka pranuar se në takimin me Edi Ramën në Shtator 2017, ai kishte shfaqur interes për një koncesion shumë të madh në fushën e naftës, me lidhje indirekt me gjigandin rus të naftës GAZPROM.

6 muaj pas këtij takimi, në Mars 2018, Ministria e Energjisë shpalli fitues për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë Transoil Group AG, të lidhur me miqtë e McGonigal.

Gjykatat shqiptare kanë konstatuar se përzgjedhja e kompanisë në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender

SPAK ka detyrimin që të informojë opinionin publik mbi fazën ku ndodhet hetimi mbi këtë cështje. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit”, thuhet në reagimin e Bardhit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI