Flash

Zbulohet arsenali me armë e municione të fshehura në një banesë, arrestohet 70-vjeçari

Lapsi.al 22 September 2023
Zbulohet arsenali me armë e municione të fshehura në një

Sokol Buli 70-vjeç është arrestuar nga policia në Durrës, pasi është pronari i një banese ku u zbulua një arsenal me armë e municione. Policia njofton se arrestimi i të moshuarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Types'. Gjatë kontrollit në banesëne tij janë gjetur, kallshnikovë, armë zjarri, gjahu dhe municione. I arrestuari pritet të përballet me veprën penale 'armëmbajtje pa leje'.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Kontrolle intensive, të mbështetura nga inteligjenca policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një arsenal armësh, i përbërë nga armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që i kishte fshehur në banesë, armët dhe municionin.

Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve në terren, të kryera me qëllim konstatimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Types”, kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte në banesën e tij, në fshatin Likmetaj, disa armë të llojeve të ndryshme.

Në bazë të këtyre informacioneve, këto shërbime, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat i kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës, i cili kishte fshehur arsenalin e armëve dhe të municionit, shtetasi S. B., 70 vjeç.

Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kishës në Hot i Ri. Sipas të njëjtave burime ka mbetur i vrarë një p...

22:21

Rama: Lavrov propagandist i palodhur

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov një propagandist i palodhur. Në një intervistë për emisionin 'Real Story' në AbcNews, R...

20:56

Merr flakë makina në Sauk

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se makina ka marrë flakë në afërsi të zonës së Saukut. Nuk dihet shhkaku i zjarrit, ap...

19:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46