Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tuneli në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi, dyshohet se e hapën 4 shtetas serbë

Lapsi.al 22 September 2023
Tuneli në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi, dyshohet se

Tuneli nëntokësor rreth 30 metra i gjatë deri te depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është hapur kryesisht nga shtetas të Serbisë, të cilët janë identifikuar, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiç.

Axhiq tha në një konferencën për shtyp më 22 shtator se në krim morën pjesë, Veljko Markoviç (32 vjç), Milan Markoviç (53 vjeç), Dejan Jovanoviç (30 vjeç) dhe Vladimir Eriç (32 vjeç), që të gjithë nga Serbia.

Ata ishin ndihmuar edhe prej njerëzve nga Mali i Zi, sipas tij. Ai madje i shfaqi edhe fotografitë e tyre për gazetarë gjatë konferencës. Tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator.

Policia nuk ka gjetur askënd në banesën që ndodhet në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës dhe siç është konstatuar, banesa u është dhënë me qira personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara.

Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes së cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike të konfiskuara, nga të cilat rreth dy tonë janë kokainë dhe rreth shtatë tonë marihuanë.

Axhiç tha se është paraqitur padi edhe ndaj dy personave të paidentifikuar.

Të gjithë ata, ikën nga Mali i Zi në grupe të vogla më 11 shtator pasi e kreu krimin, ditën kur u zbulua se depoja ishte plaçkitur, prandaj edhe nuk kanë mundur të arrestoheshin.

“Ka një lidhje mes kësaj organizate dhe një personi nga Gjykata e Lartë dhe me persona që aktualisht janë në Administratën për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe që janë të lidhur me një nga organizatat kriminale në vend”, tha Axhiq.

Shumica e të identifikuarve kanë të kaluar kriminale dhe janë në regjistrat e krimeve të vendeve të tjera, tha Axhiq, duke shtuar se autoritetet e kanë një pistë tashmë e cila i çon ata te autorët.

Duke qenë se ata nuk janë nga Mali i Zi, tha ai, është e rëndësishme që ata të arrestohen në bashkëpunim me shërbimet shtetërore nga rajoni.

Ai shtoi se në krim morën pjesë së paku pesë persona të tjerë, të cilët ofruan ndihmë logjistike, apo mbështetje tjetër.

Axhiq e shfaqi edhe një fotografi të një gruaje e cila është e lidhur me atë rast, duke thënë se ajo është shtetase e Malit të Zi dhe se nuk dihet nëse ajo është larguar nga vendi.

Ai tha se autoritetet kanë një pistë që i çon te autorët dhe se nga veprimet e mëtejshme duhet të përcaktohet nëse personi i Gjykatës së Lartë mori pjesë në një organizatë kriminale, apo nëse vetëm ka lidhje me të.

“Duke qenë se tashmë kemi një lidhje të caktuar mes personave të Gjykatës së Lartë, organizatës kriminale që ka gërmuar dhe atyre që qëndrojnë në UIKS, jemi një hap më afër zbulimit të motivit të vërtetë të gërmimit të tunelit dhe hyrjes në depo”, shtoi Axhiq.

Ai tha se nuk do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, të japë dorëheqje.

“Kam informacion se Saviqi ka përdorur çelësat e depos dhe se është dashur të njihet me të gjithë ata që kanë qëndruar në depo. Hetimi shtesë do të tregojë nëse ai ka ndonjë lidhje. Nuk kemi asnjë informacion se Saviqi është i lidhur me këto aktivitete kriminale”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46