Flash

Një rrugë me emrin e tij, por Italia krijon një precedent për shkak të Berlusconit, Portofino

Lapsi.al 22 September 2023
Një rrugë me emrin e tij, por Italia krijon një precedent

Portofino, qytet i pasur bregdetar në jug të vendit, do të bëhet i parë në Itali që do të emërojë një rrugë sipas kryeministrit të ndjerë italian, Silvio Berlusconit, pasi autoritetet morën vendim për të përshpejtuar procedurat. Në Itali zakonisht duhen 10 vjet pas vdekjes së dikujt para se i ndjeri të marrë një nder të tillë, por në këtë rast u bë një përjashtim sepse Berlusconi u cilësua si një nga “njerëzit që i kanë shërbyer shumë kombit”.

Rruga do të riemërohet më 14 tetor, disa javë pasi Berlusconi do të kishte mbushur 87 vjec, raporton Ansa. Kryetari i komunës së Portofinos, Matteo Viaccava, tha se do të mbahet një ceremoni e vogël në marrëveshje me familjen, veçanërisht me Pier Silvio Berlusconin, i cili drejton kompaninë mediatike të familjes. Rruga e zgjedhur është shëtitore për këmbësorët, ndërsa Silvio Berlusconi ecte përgjatë saj kur qëndronte në vilën personale në këtë qytet. Ajo rezidencë tani është në pronësi të grupit të modës “Dolce and Gabbana”.

Ish-presidenti i klubit italian të futbollit, Berlusconi ndërroi jetë në muajin qershor të këtij viti.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI