Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Kush ishte Giorgio Napolitano, komunisti që theu tabutë në Itali

Lapsi.al 22 September 2023
Kush ishte Giorgio Napolitano, komunisti që theu tabutë në Itali

Ndërroi jetë në Romë në moshën 98-vjeçare, ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano. Ai ishte Presidenti i 11-të i Republikës Italiane nga 15 maj 2006 deri më 14 janar 2015 dhe i pari në historinë italiane që u zgjodh për një mandat të dytë. Jeta e tij iu kushtua politikës: president i Dhomës së Deputetëve dhe anëtar i Parlamentit Evropian. Në vitin 2005 u emërua senator i përjetshëm dhe në 2006-ën u bë Kryetar i Shtetit.

Karriera politike e Giorgio Napolitanos, i lindur në vitin 1925, filloi gjatë viteve të tij të universitetit. Ai u regjistrua në fakultetin e drejtësisë në Napoli më 1942. I pasionuar pas letërsisë dhe teatrit, ai punoi si kritik teatri në një revistë të kohës. Në ato vite ai ra në kontakt me një grup të rinjsh komunistë dhe në vitin 1945 u bashkua me Partinë Komuniste, sekretar i përgjithshëm i së cilës ishte në Napoli dhe Kazertë. Në vitin 1947 mbaroi studimet universitare dhe u diplomua dhe 6 vjet më vonë, në vitin 1953, filloi të hidhte hapat e parë duke u bërë deputet në njësinë elektorale të qytetit napolitan deri në vitin 1996.

Në vitet ‘60 mendimi i tij politik ndryshoi qasje pasi u frymëzua nga vlerat e socializmit demokratik në linjën e Giorgio Amendola. Ai i dha kështu jetë rrymës "të djathtë" të partisë. Një rrymë që u quajt "melioriste" dhe që propozonte një përmirësim të kushteve të jetesës së klasës punëtore.

Në vitet '70 ai zhvilloi aktivitete jashtë vendit: mbajti konferenca në universitetet më të mira angleze, gjermane, madje edhe amerikane. Ai ishte lideri i parë i Partisë Komuniste që mori vizë për në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1986 ai drejtoi komisionin e politikës së jashtme, duke e shtyrë partinë drejt një hapjeje “të plotë dhe besnike” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Duke folur për Napolitanon, Henry Kissinger tha: "Ai është komunisti im i preferuar".

Në vitin 1989 ai mori rolin e ministrit të Jashtëm dhe iu bashkua rrymës socialiste evropiane. Kështu filloi reforma e PCI e cila u shndërrua në Partinë Demokratike të së Majtës. Në vitin 1991 ai udhëtoi për në Izrael, duke forcuar lidhjen e tij me kërkesat e komunitetit hebre.

Në vitin 1992 ai u zgjodh President i Dhomës, duke zëvendësuar Oscar Luigi Scalfaro i cili u ngjit në Quirinale. Ishin vitet e shënuara nga Tangentopoli dhe shkëputja me Bettino Craxi. Në vitin 1994 ai u zgjodh nga PDS për të shpallur votimin e qeverisë së parë të Berlusconit. Fjalimi i tij do të vulosë lidhjen dhe respektin mes të dyve.

Në vitin 1996 me Romano Prodin në qeveri mbajti postin e ministrit të Brendshëm. Ishte ish-komunisti i parë që mbante postin më të lartë në Ministrinë e Brendshme. Në ato vite u shpall ligji Turco Napolitano, me të cilin u krijuan qendrat e para të paraburgimit të përkohshëm për emigrantët e paligjshëm. Pas rënies së qeverisë Prodi, ai u bë sërish deputet i Parlamentit Evropian nga viti 1999 deri në vitin 2004 në radhët e demokratëve të së majtës. Në vitin 2005 Carlo Azeglio Ciampi e emëroi atë si senator të përjetshëm.

Në vitin 2006, në votimin e katërt, Giorgio Napolitano ishte ish-komunisti i parë që u bë presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës Italiane, duke marrë detyrën nga Carlo Azeglio Ciampi. Pasazhi që e solli në histori si "King George" (siç e kurorëzoi Neë York Times, duke e krahasuar me George VI, sovranin që u bë simbol i rezistencës britanike ndaj nazistëve) ishte ai i nëntorit 2011 që bëri Mario Montin kryeminsitër. Kritikët folën për një Republikë presidenciale dhe për "ndërhyrje" të tepruar të tij. Mbështetësit e vlerësuan atë si një lëvizje vendimtare për të parandaluar shtyrjen e vendit drejt humnerës pas krizës së borxhit sovran.

Ishte ai që theu më pas tabunë e një mandati të dyfishtë si President i Republikës, pothuajse i detyruar edhe pse në moshë të thyer nga kriza e politikës e cila u tregua e paaftë për të gjetur një emër të përbashkët në parlament. Ishte 20 prill 2013 dhe në votimin e gjashtë ai u rizgjodh me një shumicë të madhe prej 738 votash pro nga 997 votues. Në vitin 2018 erdhën problemet e para shëndetësore. U shtrua në spital për një problem me zemrën. Në vitin 2022 bëri një operacion të dytë. Edhe kohët e fundit shëndeti ishte përkeqësuar.

Ai e vizitoi 2 herë Shqipërinë. Fillimisht si ministër i brendshëm në 1997 dhe më pas si President në 2014. Gjithmonë ishte një mbështetës i integrimit të vendit tonë në BE. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46