Flash

Kishte fshehur arsenal armësh në banesë, vihet në pranga 70-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 22 September 2023
Kishte fshehur arsenal armësh në banesë, vihet në pranga

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishte fshehur një arsenal me armë zjarri dhe municione në banesën e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Kontrolle intensive, të mbështetura nga inteligjenca policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një arsenal armësh, i përbërë nga armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë shtetasi që i kishte fshehur në banesë, armët dhe municionin.

Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve në terren, të kryera me qëllim konstatimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Types”, kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte në banesën e tij, në fshatin Likmetaj, disa armë të llojeve të ndryshme.

Në bazë të këtyre informacioneve, këto shërbime, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat i kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës, i cili kishte fshehur arsenalin e armëve dhe të municionit, shtetasi S. B., 70 vjeç.

Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë ka shqetësuar tej mase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me...

09:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI