Flash

“Jam komandant i Pentagonit”, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit që qëlloi policin

Lapsi.al 22 September 2023
“Jam komandant i Pentagonit”, zbardhet dëshmia e

“Jam komandant i Pentagonit”! Kështu u tha punonjësve të policisë Klered Bozhanaj, 41-vjeçari që plagosi me pistoletë efektivin e forcave “Shqiponja”, Edlir ALleshi.

Hetuesit e morën dy herë në pyetje atë, për shkak të deklarimeve të paqëndrueshme që bëri ai përpara tyre.

Nisur nga këto deklarime dhe sjelljes së tij të pazakontë, Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë një ekspertizë për shëndetin e tij mendor.

Paqëndrueshmëria e 41-vjeçarit është konfirmuar dhe nga babai i tij, Vitri Bozhanaj. Ai ka pohuar djali i tij kishte shfaqur probleme sapo ishte kthyer nga Italia 1 vit më parë, pas një konflikti me punëdhënësin e tij atje.

“Policia italiane kishte mbajtur anën e punëdhënësit dhe që nga ky moment 41-vjeçari kishte krijuar urrejtje për punonjësit e policisë”, ka deklaruar babai i tij.

Këto deklarime janë pjesë e dosjes hetimore të cilën Tv Klan ka siguruar. Në të përshkruhet në detaje edhe ngjarja e mbrëmjes së të mërkurës ne afërsi të zonës së Oxhakut.

Efektivi Edlir alleshi së bashku me 3 kolegë të tij, po patrullonin kur kanë parë që Bozhanaj që është shkëputur nga bashkëshortja dhe djali dhe ka nisur të bëjë disa lëvizje të dyshimta.

Kur policët i kanë bërë shenjë të ndalojë, ai është larguar me vrap dhe në hyrje të pallatit ka qëlluar efektivin Edlir Alleshi me këtë pistoletë që kishte me vete pa leje dhe ka mundur të largohet.

Ai u arrestua 24 orë pas ngjarjes, teksa po kthehej në shtëpi, pranë vendit të ngjarjes.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj tij akuzën për “vrasjes së punonjësit të policisë e mbetur në tentativë” që sipas nenit 79 B të Kodit Penal dënohet jo më pak se 30 vjet burg ose me burgim të perjetshëm. Ai akuzohet edhe për “armëmbajtje pa leje”.Tv Klan

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI